Ksamil/ Mbetën në mes të detit me pedalon, shpëtohen 4 persona, mes tyre 2 të mitur

23 Gusht 2023 | 09:34

Katër persona kanë mbetur të bllokuar në mes të detit në Ksamil pasi për shkak  të erës dhe dallgëve të larta nuk mund ta nxirrnin dot pedalonin mbi të cilin qëndronin në breg.

Policia Kufitare dhe Delta Forcë u shkuan menjëherë në ndihmë e për fat të mirë 4 personat, dy prej të cilëve të mitur, u shpëtuan dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Pas kërkesës për ndihmë, të ardhur për 4 shtetas të cilët ishin bllokuar në det me një pedalon që nuk mund ta nxirrnin në breg, për shkak të ndryshimit të menjëhershëm të kushteve meteorologjike dhe dallgëve të larta të detit, shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës dhe ato të repartit të Delta Forcës kanë organizuar punën, me qëllim ofrimin e menjëhershëm të ndihmës.

Si rezultat i mbërritjes së shpejtë në zonën e sinjalizuar, të 4 shtetasit (2 prej tyre të mitur) janë shpëtuar dhe janë nxjerrë në breg, në gjendje të mirë shëndetësore”,-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Mirënjohje për mbështetjen ndër vite

Presidenti Bajram Begaj këtë të shtunë ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale dhe ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e...
08:43 | 04/07/2026

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së, reagon Rama: Një festë e veçantë për shqiptarët

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook” ka reaguar lidhur me 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së. Rama ka ndarë një...
08:30 | 04/07/2026

Makina del nga rruga në aksin Gjirokastër-Tepelenë, plagoset çifti i bashkëshortëve nga Kosova

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën kombëtare Gjirokastër-Tepelenë, pranë vendit të quajtur Subash. Një automjet tip “Seat” me targa te...
08:22 | 04/07/2026