Ku do të festojnë shqiptarët? Destinacionet e preferuara, shtetet e lindjes së mesme

15 Dhjetor 2022 | 16:49

Kur është fjala për të festuar shqiptarët nuk e lënë përgatitjen për në ditët e fundit. Pavarësisht vështirësive ekonomike, ata kanë prenotuar që herët pushimet, kryesisht në destinacionet e largëta.

Dubai me komercialitetin e festave, por dhe luksin e tij mbetet më i preferuari.

 “Nga destinacionet e mira vijon të mbetet në trend Dubai për vitin e ri, sepse sivjet ka një kërkesë të njerëzve për vendet e ngrohta,” – u shpreh Edmond Basho, administrator i njw agjencie turistike.

“Dubai është një destinacion, që për momentin është i mbyllur, nuk ka më vende për prenotime. Kanë qenë kapacitet thuajse dyfishi i viteve të shkuara dhe sivjet janë mbyllur shumë herët,” – shtoi ai.

Sa i përket qytetarëve durrsakë, duket se preferojnë të festojnë në vendlindje.

 “Durrsakët besoj që pjesa më e madhe do shpenzojnë në Durrës, në Shqipëri. Trendi për të udhëtuar jashtë është një numër shumë i kufizuar, krahasuar me popullsinë që ka qyteti,” – tha Basho.

Qyteti-port po bëhet gati për pritjen e emigrantëve, por kthimi i tyre në atdhe duket më tepër si një “legjendë”.

 “U bënë disa vite, të paktën këto 4-5 vitet e fundit, që nuk është më ai fluks emigrantësh që vijnë për vit të ri siç kanë ardhur vite më parë. Për shumë arsye. Një ndër to kuptohet që është mundësia financiare, sepse kosto është shumë e lartë për një periudhë të shkurtër pushimesh,” – u shpreh Basho.

Nga të dhënat statistikore të APD, vetëm në 10 ditët e fundit të vitit që lamë pas, kanë udhëtuar afro 35, 000 pasagjerë, prej të cilëve mbi 29, 000 ishin mërgimtarë në hyrje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026