“Ku janë paratë?!”- Avokatët e Kokës paraqesin konkluzionet e mbrojtjes në GJKKO
Është zhvilluar këtë të mërkurë në GJKKO procesi gjyqësor ndaj ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka në lidhje me përfshirjen e tij në incenreatorin e Fierit.
I pranishëm në seancë ishte dhe vetë ish-ministri, ku para gjykatës avokatët e tij paraqitën konkluzionet e mbrojtjes.
Mbrojtja deklaroi se nuk ka asnjë provë që Koka të ketë përfituar para nga inceneratorët.
Sipas tyre ish-ministri nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore dhe akuzat pa prova forcojnë bindjen se ai po sulmohet politikisht dhe me porosi.
Pikat mbi të cila u bazua mbrojtja e Lefter Kokës:
1-Një dosje hetimore e fraksionuar në copa me qëllim moszbardhjen e të vërtetës dhe përgjegjësive të secilit.
- Akuza është kopje e ekzaktë e akuzës së procesit të Elbasanit me të njëjtët persona, te njëjtat shoqëri dhe të njëjtat fakte penale, madje dhe prtenca është e njëjtë.
3-Kosto e impiantit të Fierit ka tejkaluar vlerën që shteti ka paguar dhe koncesionari ka pësuar humbje të rënda.
4- Administratori i përcaktuar nga shteti ka faktuar se koncesionari ka paguar 5.2 milionë euro punime shtesë , pa marrë asnje fond nga buxheti i shtetit si dhe ka pësuar një dëm prej 3 milionë euro .
- Hetimi shmangu dhe pengoi të vërtetën për këtë impiant duke mos kryer një akt ekspertimi inxhinierik pasi e kuptoi që do të dështonte në akuza në rast se do ta kishte bërë një gjë të tillë.
6.Procedura është konform ligjit e filtruar edhe nga anëtarët e institucioneve që kishin detyrë me ligj ta filtronin dhe monitoronin ligjërisht (ATRAKO,MEI)
7- Çështja mbi shpronësimin e tokës është gjykuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata Administrative e cila e ka cilësuar Truall pronën e shpronësuar ndërsa Ministria e Mjedisit e shpronësuar me vlerë toke arë me një vlerë 6 fish më pak.
8-Punimet kanë filluar per pergatitjen e kantierit qe ne vitin 2017 sipas lejes provizore të Bashkisë faktuar kjo edhe nga Vendimi i Gjyqtares Paraprake të cështjes.
9- Askush nga personat e pyetur deri më sot nuk dëshmon të jetë influencuar apo t’i ketë dhënë para korrupsioni Lefter Kokës .
10- Nuk rezulton asnjë njohje e Lefter Kokës me koncesionarët.
11-Hetimi dhe akuza bazohen vetëm në disa fatura shoqërish pa analizuar dhe provuar sesi kanë shkuar këto para te Lefter Koka.
12-Për çdo paragraf të akuzës kemi paraqitur me qindra dokumente dhe argumenta qe katërcipërish vërtetojnë të kundërtën?
13-Lefter Koka nuk ka asnjë pasuri të shtuar pas 2013-ës, faktuar nga hetimi dhe ILDKPKI. Ku janë paratë e korrupsionit dhe si janë pastruar?
14-Prona që kërkoni të sekuestroni ka një vlerë 4 fish më të larë se vlera e korrupsionit të pretenduar
15-Asnjë qindarkë e pa justifikuar nuk është gjetur në pasurinë e Lefter Kokës. Asnjë cent nuk është kapur si provë e korrupsionit.
16- Akuzat pa prova forcojnë bindjen se Lefter Koka sulmohet politikisht dhe me porosi.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë