Ku janë të dënuarit për korrupsion? Spiropali: PS s’ka mbrojtur asnjë të akuzuar

2 Mars 2021 | 20:29

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali thotë se, ndryshe nga qeveria paraardhëse, qeveria e Partisë Socialiste nuk ka marrë në mbrojtje asnjë të akuzuar për korrupsion.

Gazetari Mentor Kikia i vuri përballë ministres Spiropali premtimin e dhënë katër vite më parë qytetarëve për të luftuar korrupsionin me perceptimin se “punët publike u jepen vetëm disa personave”.

“Ne vërtetë na pëlqen një shkollë e bukur, por nëse kjo na merr dyfishin e kostos dhe punët i jepen vetëm një personi apo grupi atëherë…” – komentoi Kikia duke arsyetuar dyshimet për korrupsion.

Ministrja Spiropali u përgjigj se qeveria ka synuar të ulë kontaktet direkte mes individëve dhe zyrtarëve duke digjitalizuar sistemin. Ajo tha se në katër vitet e ardhshme do të digjitalizohet tërësisht në mënyrë që të minimizohet edhe më shumë mundësia e korrupsionit.

“Qeveria gjykohet nga mënyra se si reagon ndaj çështjeve, kujt i jemi bërë ne ombrellë ndokujt që ka pasur probleme me drejtësinë, zero” – theksoi Spiropali.

Përballë komentit të gazetarit Kikia se kjo ka ndodhur ngaqë askush nuk është akuzuar dhe dënuar, Spiropali pretendoi se prandaj opozita, sipas saj, po përpiqet ta tjetërsojë reformën në drejtësi.

“Ne s’jemi si ata që drejtorin e Tatimeve në arrest shtëpie e mbanin në funksion në detyrë, firmoste borderotë dhe kontrollet për bizneset, s’jemi si ata që kur doli urdhri i prokurorisë për të arrestuar gardistët që kishin vrarë, i mbante në kullë,” – paralelizoi me pretendime qeverisjen e shkuar Spiropali.

Megjithatë gjatë debatit, Spiropali nuk iu përgjigj në asnjë moment pyetjeve të përsëritura se “ku janë të dënuarit për korrupsion”.

Lexoni gjithashtu:

Elisa Spiropali: Paga mesatare në Shqipëri është 72 mijë lekë, synojmë ta çojmë 85 mijë

Elisa Spiropali cilëson koalicionin e PD-së të përbërë nga ”fosile politike”, me të cilët ”merret peng qeveria”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021