“Ku po gabon qeveria”- Ardit Bido: Kosova, i vetmi vend i sanksionuar në Ballkan

10 Shtator 2024 | 22:55

Ardit Bido, drejtori i arkivave të Shqipërisë, është shprehur se qeveria e Kosovës ka fajet e veta për situatën e tensionuar në Veri dhe prishjen e marrëdhënieve me ndërkombëtarët.

Komentet Bido i bëri në emisionin ‘Now me Erla Mëhillin’ në Euronews Albania, ku tha se Kosova është i vetmi vend i sanksionuar në Ballkanin Perëndimor, i cili sipas tij, përpiqet t’i shohë miqtë si armiq.

Ai tha gjithashtu se Serbia po luan me ‘dy porta’, me Rusinë dhe Perëndimin, një politikë që sipas tij i shkon përshtat interesave të saj.

“Kur flasim për gjeopolitikën ne nuk mund ta shohim thjeshtë në sfondin që Serbia është armiku, Serbia është me Rusinë dhe Perëndimi po e kërkon dhe pastaj të futemi në teza të vogla që po blen NATO-n me municione. Kushdo që merret çështje të sigurisë e di që A-ja e shitjes së sistemeve ushtarake është vendimmarrje politike dhe jo financiare.

Vendimmarrja për shitjen e Rafael është politike. Dhe nuk ka shanse Franca që të shiste Rafaele Serbisë, nëse shtetet e tjera të NATO-s do të ishin kundër. Serbia është duke luajtur me 2 karrige dhe kjo është e vërtetë. Dhe unë them i lumtë, pra ata po luajnë një loj që u shkon atyre në favor. Pyetja që unë ngre është çfarë bëjmë ne gabim. Për herë të parë po shohim që po çohet KFOR dhe po thotë për urën e Ibrit.

Ka një urë tjetër që kalojnë makinat atje, kjo është për këmbësorë. Ne duhet të shohim, që në vend që të themi se Franca apo SHBA është armiku… Pra kjo që ne bëjmë që aleatët i nxjerrim si armiq, është e gabuar. Republika e Kosovës, e njohur nga Gjermania, Franca, etj, është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që është i sanksionuar”, tha Bido.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu liron nga detyra prokurorët serbë të veriut

Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka nënshkruar dekretet për lirimin nga detyra të 7 prokurorëve serbë që kishin dhënë dorëheqje...
10:14 | 21/07/2026

​Kosova mirëpret Kampionatin Ballkanik U17 për vajza në volejboll

Ferizaj sot bëhet qendra e volejbollit ballkanik me fillimin e Kampionatit Ballkanik U17 për vajza, i cili do të zhvillohet deri më 25 korrik në...
09:37 | 21/07/2026

Kosovë, aksident i rëndë në Istog, dy të vdekur dhe 3 të plagosur

Dy persona kanë vdekur, duke përfshirë një të mitur, pas një aksidenti të rëndë trafiku në fshatin Shushicë të komunës së Istogut. Ngjarjen e rëndë...
19:02 | 20/07/2026