Ku po prodhohet çeliku në Ukrainë pas shkatërrimit të fabrikës Azovstal
Megjithëse fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol është shkatërruar, prodhimi i çelikut vazhdon në një fabrikë tjetër, treqind kilometra larg.
Fabrika e çelikut Kamel-Stal është tashmë fabrika më e madhe e çelikut në Ukrainë e cila është një nga prodhuesit më të mëdhenj të çelikut në botë.
Më shumë se 9000 njerëz punojnë këtu, shumë prej tyre kanë ardhur nga Azovstal.
“Azovstal u bë simbol i vendit tonë, i luftës sonë kundër armikut. Jam krenar që punoj për Metinvest Holding që përfshin fabrikën Azovstal. Duke parë këtë shembull, ne bëjmë punën tonë dhe kjo na ndihmon të besojmë në të ardhmen. Ne besojmë tek fitorja jonë”, thotw Dmytro Lyppa, drejtor i uzinës Kametstal.
Pavarësisht situatës së tensionuar, Kametstal prodhon disa tonë çelik çdo ditë, por menaxheri i fabrikës pranon se nuk është e thjeshtë.
“Ne po punojmë, po ulim kostot e prodhimit, por po humbim në konkurrencë. Kemi tre furra në këtë fabrikë, por fatkeqësisht vetëm njëra prej tyre punon. Ne kemi ulur prodhimin e produkteve përfundimtare me 2/3. Po humbasim shumë para”, tregon Lyppa.
Para pushtimit, çeliku i prodhuar në këtë kompleks transportohej nga Deti i Zi. Por tani, ata duhej të gjejnë rrugë të reja duke paguar të tjera kosto.
LEXONI GJITHASHTU:
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona