“Ku shkojnë gjithë ato para”- 500 familje kërkojnë ndërhyrje për rrugën e armotizuar

4 Nëntor 2023 | 19:40

Rreth 500 familje në njësinë administrative të Cakranit prej vitesh vuajnë gjendjen e amortizuar të rrugës së fshatit. Ata kërkojnë që kjo problematikë të marrë zgjidhje sa më shpejt pasi gjendja bëhet më e vështirë gjatë dimrit.

“Ja ne që punojmë me makinë nuk hyjmë dot. Rruga është për të gjithë. Të bëhet për fshatarët që kanë ullinjtë lartë për të gjithë për një të mirë, për një të keqe. Rruga duhet”, tha një qytetar për kamerën e Euroneës Albania.

Ndërkohë një qytetar tjetër u shpreh: “Gjynah ne jemi moshatarë, une po vete 75 vjeç hengrëm dynjanë në atë kohë me bukë thatë kur i thonë, po ama një gjë që e bënte, e bënte ose nuk e bënte fare. Tani ku vete gjithë kjo para e jona, këto taksa. Unë kam 30 vjet me makinë, sa kam paguar?!”

“Kërkojmë rrugën të na bëhet, nuk po kërkojme as bukë asgjë. Për të hedhur ata hedhin, por ajo iken brenda vitit. Ja kalohet me makine këtu”, deklaroi një tjetër qytetar.

Fshati Gorishovë është një ndër më të mëdhenjtë e Njësisë Administrative Cakran dhe numëron rreth 700 shtëpi, ndërsa shquhet për prodhimin e vajit të ullirit dhe produkteve bujqësore.

Rruga me një gjatësi prej 3 km lidh fshatin me rrugën kryesore ndërsa gjatë dimrit ajo degradon edhe si pasojë e ujërave që zbresin nga faqet e kodrave përreth.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026