“Nënë e 10 fëmijëve”, 101 vjeçarja: Më fejuan 2 vjeçe, burrin e pashë kur u martova
Nënë Prena, 101-vjeçarja që jeton në Rubik, tashmë nën kujdesin e 2 punonjësve që ndajnë turnet për ta ndihmuar, ka rrëfyer për emisionin “Real People” në Euronews Albania, jetën e saj dhe vështirësitë që ka kaluar.
Ajo tha se prindërit e kanë fejuar që në moshën 2 vjeçe, dhe se burrin e pa për herë të parë në moshën 18-vjeçare, ditën kur u bë nuse dhe shkoi tek familja e tij.
Prena Buba Marku, shprehet se është nënë e 10 fëmijëve, tre prej të cilëve për fat të keq i kanë ndërruar jetë.
“Jam martuar 18-vjeçe. Kam ndenjur 2 vjet pa fëmijë. Më pas më lindi vajza e parë. 10 fëmijë kam bërë, 8 vajza e dy djem. Vetëm 7 fëmijë kam gjallë. Jam bërë për sevap. Shteti më ka lënë me 70 mijë lekë. Nuk vjen me më parë njeri. Burri ka katër vite që më ka vdekur. Jam fejuar që në moshën 2 vjeçare. Kur jam bërë e madhe më kanë treguar. Burrin e kam parë për herë të parë te shpia e vet, kur jam martuar. E mora se ma dha mami e babi. Ku të jepte nëna e babi do të shkoje.
Më tej ajo tregoi dhe punët që bënte kur ishte e martuar dhe peripecitë që ka hasur në rritjen e 10 fëmijëve.
“Shkoja merrja dru për sobën, merrnim kashtë, gjithë ditën me lak në shpinë. Mbaheshim me gjë të gjallë. Drutë i mbanin gratë. Duheshin bërë punët, s’kisha ku të ankohesha. Ishte shumë e vështirë të rrisje 10 mijë. Një palë rroba kisha për të gjithë fëmijët. Kam dashur të shkojë në shkollë. S’di as të shkruaj e as të lexojë. Mezi mësova të bëjë firmën”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen