“I lutem Zotit të më marrë”- rrëfehet nëna 101 vjeçare që jeton e vetme

4 Nëntor 2023 | 18:10

Nënë Prena, 101-vjeçarja që jeton në Rubik, tashmë nën kujdesin e 2 punonjësve që ndajnë turnet për ta ndihmuar, shprehet për anën negative të të jetuarit për më shumë se 1 shekull.

Ajo thotë se e ka marrë malli për shtëpinë e saj dhe për vajzat që tashmë që jo vetëm nuk i ka afër, por i ka dhe jo mirë në gjendje shëndetësore, meqë janë të gjitha në moshë pensioni.

Për emisionin “Real People”, ajo thotë se nuk dëshiron të jetojë më pasi nuk ka asgjë dhe askënd afër.

Mes tjerash shtoi se as shteti nuk kujdeser për të ndërsa djali dhe burri i kanë humbur jetën.

“Kam bërë 101 vjeç tani në Tetor. Kam lindur në Shtrungajë. Nuk kam djalë, burrë as kunatë. Djali e burrë më ka vdekur. Shteti nuk është kujdesur për mua. Pension kam 70 mijë lekë. Kujdestaret duan lekë. 10 mijë lekë në ditë. Ku ti marrë. Ishalla më merr Zoti. Nuk kam asgjë dhe askënd. Nuk jam e knaqur se jam gjallë. S’jam e zonja të mbahem vetë. Të gjithë gocat e kam në pension. Njëra jeton jashtë. Kam 6 vajza, por janë sëmurë. Njëra është paralizuar, njerëz i ka dalë sëmundja e keqe, njërës i është dëmtuar njëri krahë.  Të gjitha i kam keq”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026