Stuhia dhe era e fortë shkulin nga rrënjët manët mbi 100-vjeçarë në Drenovë

4 Nëntor 2023 | 16:41

Stuhia e orëve të fundit që ka prekur pothuajse gjithë Shqipërinë ka shkaktuar shumë problematike dhe në juglindje të vendit.

Dy manë shumëvjecare ne fshatin Drenovë janë shkulur nga rrënjët si pasojë e erës së fortë.

Manët sipas banorëve janë më shumë se 100 vjeçare, ashtu sikurse manat e fshatit Boboshticë, shumë pak kilometra larg fshatit të Drenovës.

Stuhia e një nate më parë ka dëmtuar dhe një pjesë të shkollës 9 vjeçare të këtij fshati.

Probleme të shumta janë shfaqur si pasojë e reshjeve dhe në zonën e Pogradecit dhe Maliqit.

Në fshatin Mëmlisht të Njësisë Udënisht, po punohet nga ndërmarrja e punëve publike për zhbllokimin dhe zëvendësimin e tubacionve kulluese dhe zhbllokimin e rrjedhës së përroit të fshatit pranë aksit nacional Pogradec-Lin.

Burime zyrtare bejne me dije se pa energji nga dje jane: fshatra te njesive Çlirim në  Ersekë si dhe Dardhas, Çerravë dhe pjesërisht në Velçan në Pogradec.

13 fshatra të njësisë Gorë në Maliq janë po ashtu pa energji si dhe fshatra të njësive Vreshtas dhe Moglicë.

Pa energji  nga dita e djeshme është edhe Panariti i cili ështi izoluar nga rrëshqitja  e dherave pranë tij. Stakime të kontrolluara për shkak të kushteve të vështira atmosferike ka pasur në fshatra të fushës Devoll dhe fshatra të Korçës.

Zyrtarisht nga ana e Oshee se 16 grupe pune janë në terren duke punuar për rikthimin e energjisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026