Ku u zhduk Talo Çela? Avokati asnjë kontakt, lë të hapur mundësinë e eliminimit

14 Mars 2023 | 13:44

Talo Çela po gjykohet në mungesë në Gjykatën e Posaçme në një dosje të ndarë për grabitjen e rreth 6 milionë eurove në aeroportin e Rinasit në prill të 2019-ës.

Në fazën aktuale SPAK dhe mbrojtja kanë thirrur si dëshmitarë punonjës të aeroportit por dhe një berber. Avokati i Talo Çelës, Luan Kaloçi nuk është takuar asnjëhër më klientin e tij dhe prokurën për përfaqësim e ka firmosur me kërkesë të Bujar Çelës, vëllait të Talos, para se ai të ekzekutohej në Bradashesh nga Nuredin Dumani.

Gjatë kësaj kohe Talo Çela interesohej nëpërmjet personave të ndryshëm për këtë proces gjyqësor dhe disa herë me anë të ndonjë mesazhi me numra të huaj por që prej arrestimit të Nuredin Dumanit në 30 mars të vitit të kaluar, ai ka humbug çdo kontakt.

Për avokatin e tij nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë eliminuar fizikisht. Nga ana tjetër nga hakerimi i e-maileve të ish drejtorit të policisë Gledis Nano, rezultoi se policia kishte informacione në rrugë operative se Talo Çela edhe pse i shumëkërkuar nga SPAK, lëvizte në Tiranë me një automjet luksoz audi Q8.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026