Kuajt u qëlluan me armë gjahu, Breshani: Akt barbar që s’duhet të mbetet pa ndëshkim

8 Gusht 2025 | 13:18

Ngjarja e rëndë ku 22 kuaj u qëlluan me armë gjahu në zonën e Llogarasë, afër “Gropave të Pirit”, ka shkaktuar reagime të shumta nga qytetarë dhe organizata për mbrojtjen e kafshëve.

Një prej tyre është Liljana Breshani, presidente e organizatës “Protect Me” në Vlorë, e cila e dënon ashpër këtë akt barbar.

“Një akt barbar që nuk duhet të mbetet pa ndëshkim,” tha Breshani lidhur me masakrën ndaj kuajve në Llogara.

Ajo thekson se në Shqipëri mungojnë ligjet e duhura për mbrojtjen e kafshëve në përgjithësi, dhe sidomos të kafshëve të shoqërimit, ku përfshihen kuajt, kafshë pune dhe të tjerë.

“Është e tmerrshme, e papranueshme, kjo ngjarje kërkon një reagim urgjent nga institucionet. Këta kuaj janë pjesë e ekosistemit të Llogarasë dhe një atraksion i dashur për vizitorët. Të qëllosh mbi ta është jo vetëm krim ndaj kafshëve, por edhe ndaj identitetit të zonës. Kërkojmë ndëshkim maksimal për autorët,” shtoi ajo.

Kujtojmë se 22 kuaj janë qëlluar me armë gjahu, ndërsa pamjet e publikuara këtë të premte tregojnë plagët e rënda të shkaktuara nga saçmet.

Sipas banorëve dhe aktivistëve, 4 kuaj kanë ngordhur menjëherë, disa të tjerë janë plagosur rëndë dhe kanë nevojë për trajtim veterinar, ndërsa pjesa tjetër është fshehur në pyjet e Karaburunit dhe ende nuk është gjetur.

Dyshohet se autorët mund të jenë gjahtarë të paligjshëm, por kjo pistë po verifikohet nga autoritetet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas

Edhe gjatë këtij sezoni turistik, Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, megjithëse më herët ishte përfolur se tarifa do të niste të aplikohej...
12:11 | 18/07/2026

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)

Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja është vënë në pranga nga policia në Malësinë e Madhe. Mësohet se në pranga është vënë...
11:40 | 18/07/2026

Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq

nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq Ka nisur ndërhyrja për luftimin e rrënjëngrënësit të misrit i njohur si ‘Diabrotica...
11:18 | 18/07/2026