VIDEO/ Ngjarje e rëndë në Llogara, 22 kuaj qëllohen me armë gjahu

8 Gusht 2025 | 11:09

Një ngjarje e rëndë dhe e paprecedentë ka ndodhur në zonën e Llogarasë, pranë “Gropave të Pirit”, ku 22 kuaj janë qëlluar me armë gjahu, duke shkaktuar një masakër të vërtetë ndaj kafshëve të pambrojtura.

Pamjet e siguruara nga Euronews Albania tregojnë plagët e rënda në trupat e kuajve, të shkaktuara nga saçmet.

Sipas banorëve të zonës dhe aktivistëve, 4 kuaj kanë ngordhur menjëherë, disa të tjerë janë plagosur rëndë dhe kanë nevojë për trajtim veterinar, ndërsa pjesa tjetër është fshehur në pyjet e Karaburunit dhe ende nuk është gjetur.

Burime nga terreni dyshojnë se autorët mund të jenë gjahtarë të paligjshëm ose persona të përfshirë në konflikte për konkurrencë ndërmjet guidave turistike.

Megjithatë, kjo pistë mbetet për t’u verifikuar, pasi policia ende nuk ka identifikuar autorët.

Aktivistët për mbrojtjen e kafshëve kërkojnë masa ligjore të rrepta për të parandaluar akte kaq mizore.

Nga ana tjetër, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë intensivisht për identifikimin e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Policia bën me dije se kallëzimi është bërë nga shtetasi K.K., banues në Orikum, i cili ka deklaruar se në malin e Llogarasë, ku mban të lëshuar një tufë kuajsh, ka konstatuar se dy prej tyre kanë pësuar dëmtime, dyshohet nga armë gjahu.

Njoftimi i policisë 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum referuan materiale në Prokurori dhe po punojnë për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, pasi ditën e djeshme, shtetasi K. K., banues në Orikum, ka bërë kallëzim se në malin e Llogarasë, ku mban të lëshuar një tufë me kuaj, ka konstatuar se dy prej tyre kanë pësuar dëmtime, dyshohet nga armë gjahu”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme

Meteorologu Hakil Osmani në një lidhje live për Euronews Albania ka dhënë jep një pasqyrë të detajuar të situatës së motit dhe temperaturave ekstreme që...
11:05 | 18/07/2026

Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë

Nëntë persona janë proceduar penalisht nga policia në Tiranë gjatë një operacioni të quajtur “Illegal trade”. Të proceduarit mësohet se janë administrator ose përfaqësues të...
10:35 | 18/07/2026

U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian

Një egjiptian është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Policia bën me dije se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai dyshohet se organizonte...
10:19 | 18/07/2026