Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Në Këshillin Kombëtar u shtuan 37 emra, PD të reagojë
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me rezolutën që ka propozuar ajo lidhur me protestën qytetare. Kuçana ka sqaruar gjatë fjalës së saj se saj që është shkelur statuti i PD se janë shtuar 37 emra në Këshillin Kombëtar dhe duhet ç’Mulizuar partia.
Kuçana bëri me dije se i ka kërkuar Këshillit Kombëtar marrjen e një vendimi zyrtar në mbështetje të kërkesave të qytetarëve që ndodhen në shesh, duke vlerësuar se situata në vend nuk është normale.
Ndër të tjera ajo theksoi se në rezolutë ka kërkuar që të ‘pastrohet’ lista e anëtarësisë së Këshillit Kombëtar. Ajo shton se pas publikimit të listës përfundimtare të Këshillit Kombëtar ka rezultuar se janë shtuar 37 emra.
“Pas kësaj kam kërkuar që të propozoj një rezolutë e cila ka të bëjë me protestën e cila po zhvillohet. Është një ngjarje e jashtëzakonshme. Nuk janë ditë normale për Shqipërinë përderisa populli është në shesh.
Dhe kam kërkuar si organi më i lartë i Partisë Demokratike, që Kuvendi, demokratët e gjithë Shqipërisë i ka dhënë atributin Kuvendit, Këshillit Kombëtar, për të marrë një vendim dhe për të dalë në mbështetje të pesë pikave. Pra ne nuk jemi parti që bëjmë deklarata publike, por ne jemi parti e cila pretendohet që nesër do vijë në pushtet dhe ne do duhet të dalim me vendime.
Ne do duhet të kthejmë legjitimitetin, ne do duhet t’i tregojmë të tjerëve që ne në radhë të parë njohim parimet e demokracisë dhe kam kërkuar që të merret një rezolutë për këtë pjesë. Pika e dytë ka pasur dhe detaje të tjera për t’u ngritur një front intelektual. Kam kërkuar krijimin e një fronti të gjerë studentor dhe pika e tretë, e cila ka ngjallë edhe shumë debat, ka qenë çmulizimi i Partisë Demokratike.
Atëherë, çmulizimi i Partisë Demokratike ka të bëjë me një grup të cilët e mbajnë peng Partinë Demokratike. Është një grup i vogël që për interesat e tyre e mbajnë peng Partinë Demokratike, marrin vendime në emër të Partisë Demokratike dhe të Demokratëve.
Ka ardhur momenti që në Partinë Demokratike të kthehet meritokracia. Nga ana tjetër, më lejoni t’ju shpjegoj që zhdukja e mulizimit dhe çlirimi nga gara e brendshme mendoj që është shumë e nevojshme kjo gjë në Partinë Demokratike.
Kam kërkuar dhe pastrimin e listës së anëtarësisë së Këshillit Kombëtar dhe masën ndaj personave përgjegjës. Duhet të themi që statuti thotë 200 anëtarë të Këshillit Kombëtar. Më pas ka rezultuar që në listën që kanë nxjerrë, përfundimtare janë 237 emra. 37 emra të shtuar në listën e Këshillit Kombëtar.
Jo, duhet të jemi serioz. Pse? Sepse ne duhet të kthejmë legjitimitet në Partinë Demokratike dhe unë kam kërkuar pikërisht ta kthejmë në legjitimitet Partinë Demokratike dhe kam dashur që ta diskutojnë në organet e mia të partisë, në mënyrë që mos ta diskutojnë në studio televizive. Nuk më është dhënë fjala. Shkelja e statutit për shtimin e këtyre 37 emrave nuk mund të anashkalohet”, tha ajo.
Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 19:09 Mojtaba Khamenei dënon sulmet e SHBA-së ndaj Iranit, shpall të pavlefshme firmën e Trumpit
- 19:01 Raporti i FIFA-s: Mbi 7 milionë postime abuzive ndaj lojtarëve dhe stafit të ekipeve gjatë Kupës së Botës
- 18:47 “Ministrja serbe nuk bëri gafë politike”, Ramabaja: Shqetësuese është reagimi i Shqipërisë
- 18:16 Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët
- 18:01 Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
- 17:41 Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST