Kuçani: Kontrolloni nivelin e antikorpeve para se të bëni vaksinën anti-Covid

29 Prill 2022 | 08:30

Mjeku shqiptar në Austri, Arben Kuçani rekomandon që personat të cilët janë në dyshime për të kryer ose jo vaksinën anti-covid, të kontrollojnë fillimisht nivelin e antikorpeve që janë elementi i parë mbrojtës ndaj virusit.

Për emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”, Kuçani u shpreh se kjo mund të realizohet me një analizë të thjeshtë gjaku.

“Kush vendos nëse duhet të bëjë apo jo vaksinën, duhet të shkojë të kontrollojë sa e ka numrin e antikorpeve akoma. Mendoj se do të ishte indikatori i parë. Këtë unë e bëj çdo 6 muaj. Këtë sistem do t’ia kontrolloja çdo shqiptari. Me një analizë gjaku fare të thjeshtë e di se si e ke situatëm, je apo nuk je i mbrojtur”, tha ai.

Kuçani nënvizoi se personat të cilët kanë kryer vetëm një dozë të vaksinës nuk janë të mbrojtur për shkak të varianteve të reja.

Ndaj sipas tij, njerëzit duhet të marrin edhe doza të tjera për të qenë të mbrojtur.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026