Kufiri detar në Hagë, Bashkurti: Greqia është entuziaste, Shqipëria në vështirësi

28 Tetor 2020 | 19:25

Profesori për marrëdhëniet ndërkombëtareLisen Bashkurti thotë se me dërgimin në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës të çështjes së detit, praktikisht negociatat nisin nga e para për caktimin e kufirit ujor mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Çështja po fillon nga e para. Diplomacia ka dështuar për të dy palët por me sa duket vendosmëria e palës greke për ta dërguar në Hagë duket se janë të përgatitur për këtë hap.

Kanë përvojë pasi kanë kaluar disa marrëveshje është një nga vendet me histori detarie dhe kontribut për detet në botë. Fakti që janë shumë entuziast, pala shqiptare është përballë një procesi të vështirë”, tha z. Bashkurti.

Diplomati thotë se, vendi ynë duhet të nisë nga puna për “projektin shqiptar” mbi këtë çështje.

“Nevojitet të ringrihet një grup negociator me tre komponentë; ekspertë të drejtës ndërkombëtare për detin, ekspertë të gjeografisë dhe diplomatë të njohur në procesin e negociatave”, deklaroi z. Bashkurti.

Duke folur për marrëdhënien mes vendeve të rajonit, diplomati deklaroi se rajoni ka një histori të gjatë konfliktesh dhe për këtë arsye ka një nivel të lartë ksenofobie.

“Palët kanë frikë nga njëra tjetra, kanë armiqësi, urrejtje në aspekte të marrëdhënies kulturore dhe sportive. Janë shumë të ngulitura në subkoshiencë dhe shpeshherë të pashpjegueshme”, tha ai.

VIDEO E PLOTË 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021