Kufizime për sezonin turistik, ndalohet qarkullimi i disa mjeteve në akset kryesore

15 Qershor 2023 | 14:05

Duke nisur nga kjo e enjte, për fundjavën dhe ditët e festave do të ketë kufizime të qarkullimit rrugor për disa kategori të mjeteve.

Këto masa janë ndërmarrë në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik 2023 në mënyrë që qarkullimi drejt zonave turistike dhe bregdetare të krijojë lehtësira për lëvizjen e qytetarëve dhe shtetasve të huaj.

Mjetet rrugore për transportin e mallrave me peshë të përgjithshme të autorizuar, mbi 7500 kg, mjetet me ngarkesë të pandashme, me gjatësi maksimale më të madhe se 12 m, mjetet bujqësore që kanë shpejtësi më të vogël se 40 km/orë, mjetet rrugore që kalojnë përmasat kufitare, sipas nenit 61 të Kodit Rrugor dhe mjetet rrugore që shërbejnë për kursantët e autoshkollave mësimore do të kenë kufizime në qarkullimin rrugor.

Pika e Kalimit Kufitar Muriqan-Shkodër” dhe anasjelltas; Pika e Kalimit Kufitar  Hani i Hotit-Shkodër dhe anasjelltas, “Plazhi i Zogajt-Shkodër” dhe anasjelltas, “Plazhi i Shirokës-Shkodër” dhe anasjelltas, “Plazhi i Velipojës-Shkodër” dhe anasjelltas, ”Durrës-Tiranë”, “Durrës-Gjiri i Lalëzit”, ”Vlorë-Palasë-Dhërmi-Vuno-Himarë-Qeparo-Borsh-Bunec-Sarandë” dhe anasjelltas janë disa prej akseve të cilat do të ketë kufizime gjatë fundjavës dhe ditëve të festave.

Kufizimet për kategoritë e mjeteve në akset e sipërpërmendura do të jenë të premten nga ora 15:00-22:00, të shtunën, nga ora 08:00-12:00 dhe nga ora 16:00-22:00, ndërsa të dielën, nga ora 07:00-22:00.

Këto masa hyjnë në fuqi nga kjo e enjte deri më 15 shtator 2023.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike detare që parashikohet të ndodhin gjatë ditës së premte dhe...
16:30 | 23/07/2026

Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)

Gjatë seancës së sotme në Kuvend u krijuan mjaft trazira nga deputetët e opozitës të cilët bllokuan foltoren. Prezent në seancë ishte dhe kryeministri Edi...
16:26 | 23/07/2026

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026