Kujdes dentar në shkolla, kontroll dhe trajtim i dhëmbëve për nxënësit nga 6-14 vjeç

10 Tetor 2022 | 18:44

Ester Agolli, nxënëse e klasës së gjashtë në shkollën 9-vjeçare ’28-Nëntori’ i është drejtuar kabinetit dentar për të kryer kontrollin për dhëmbët.

“E vlerësojmë shumë mirë sepse dentistja na ka hequr edhe gurëzat dhe gjatë këtij procesi nuk më ka dhembur fare. Na ka thënë që duhet t’i lajmë mirë, se përndryshe do të na prishen dhëmbët dhe nuk do të jetë mirë për neve”, thotë 9-vjeçarja.

Interes më të lartë kanë treguar grupmosha 6-10 vjeç, ku numri i vizitave ditore shkon deri në 20 nxënës.

‘Vijnë vetëm për të parë se si e kanë higjienën orale, por edhe ata që kanë problematika të dhëmbëve. Në përgjithësi këtë periudhë kohe kanë ardhur nxënësit që kanë shfaqur dhimbje si gradë e dytë, e tretë që preket nervi apo edhe gradë e katërt e infeksionit”, tregon Enisa Roshanji, stomatologe në shkollën 9-vjeçare ’28-Nëntori’.

Një trajtim në kohën e duhur ndihmon që nxënësit të kenë shëndet oral të mirë.

‘Ne vetëm i evidentojmë, është shumë efektiv. Është mosha më ideale për të vendosur aparate dentare 8-12 vjeç. Më vonë është shumë e vështirë që  të mundemi të arrijmë ndryshime skeletore kurse në këtë moshë evidentimi është ideal dhe ndihmojmë në një shëndet jo vetëm oral dhe funksional, por edhe atë estetik”, thotë stomatologia.

Programi i kujdesit dentar ofrohet falas në 10 shkollat e Tiranës dhe pritet që të shtrihet edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026