Kujdestarët për të moshuarit/ Ylli: Duhen krijuar regjistra për të plotësuar nevojat
Kujdesi për të moshuarit në Shqipëri vazhdon të bazohet tek mbështetja e familjarëve. Alban Ylli ekspert i Institutit të Shëndetit Publik shprehet se në kushtet kur numri i të moshuarve vjen në rritje, ngritja e qendrave rezidencial është një opsion shumë i kushtueshëm, ndaj zgjidhja mbeten kujdestarët në shtëpi.
“Do të duhet të orientohemi drejt komunitetit të shërbimeve në shtëpi, familjeve do tu duhet të vazhdojnë të mbajnë një pjesë të barrës por ato duhen mbështetur. Në si shoqëri si sistem duhet të bëhemi të ndërgjegjshëm që kujdestarët në shtëpi një pjesë e të cilëve janë formal, marrin pagesë janë trajnuar por një pjesë e madhe janë informal, mund të jenë familjar, fqinj që nuk e di askush punën që ata bëjnë të heshtur”, Alban Ylli, ekspert i geriatrisë.
Por ajo çfarë duhet bërë është identifikimi dhe krijimi I një regjistri për të moshuarit dhe kujdestarëve të tyre.
“Duhet bashkitë të vijojnë të bashkëpunojnë me shërbimet shëndetësore dhe të fillojnë nga identifikimi nevojave, nga regjistrat , ekipet multidisiplinale duhet të verifikojnë ku janë problemet ku janë shtëpitë ku vuajnë të moshuarit”, Alban Ylli, ekspert i geriatrisë.
Sipas një raporti të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë kujdestarët e të moshuarve janë në shumicën e tyre gra, të cilat nuk paguhen për punën që bëjnë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit