Kujt i dedikohet suksesi i kombëtares shqiptare?! Basha: Nuk ka qenë fati por…
Barometri në Euronews Albania për herë të parë sjell mendimin e qytetarëve për Kombëtaren shqiptare të futbollit dhe pritshmëritë e tyre për Europianin.
Në pyetjet e para ata kanë dhënë dakordësinë e tyre për aktorët që duhet t’ju dedikohet suksesi për këtë arritje të futbollit shqiptar.
Mes kreut të Federatës Armando Duka, trajnerit të Kombëtares Silvinjo, lojës së lojtarëve aktivë në ndeshjet kualifikuese, mbështetjes së qeverisë për Kombëtaren, apo edhe fatit, qytetarët kanë shprehur mendimin e tyre.
Shumica ( 83,8 për qind ) ja dedikojnë lojtarëve, 80,4 për qind trajnerit të Kombëtares, 50,6 mendojnë që i dedikohet fatit , 50,1 për qind Armando Dukës dhe 42,2 për qind qeverisë.
Anëtare e Komitetit Ekzekutiv në FSHF, Anila Basha përjashtoi fatin në suksesin e Kombëtares Shqiptare.
E ftuar në emisionin “Barometri”, ajo theksoi se suksesi i dedikohet skuadrës dhe FSHF për kontributin që kanë dhënë.
“Kualifikimi i Kombëtares shqiptare në Euro 2024 është ngjarje madhore që impakton gjithçka në shoqërinë shqiptare. Më bëri përshtypje që keni anketuar më shumë vajza se sa djem. Pavarësisht kësaj, kualifikimi i Kombëtares ka impakt. Të gjithë faktorët dhe aktorët e prekshëm në sondazh kanë ndikuar, maksimalisht për kualifikimin e kësaj kombëtarje ne Europian. Më vonë pati një korrelacion shumë të madh mes lojtarëve, stafit teknik, presidencës, dhe gjithë infrastruktura e kuruar deri në detaje për të arritur në këtë sukses. Fatin do e përjashtoja në suksesin e Kombëtares, suksesi i dedikohet FSHF”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike