“Kult Art” gjallëron Gjirokastrën, prezantohen punimet e 50 artizanëve

30 Shtator 2023 | 18:11

Ditët e trashëgimisë kulturore kanë gjallëruar Gjirokastrën gjatë fundjavës, duke tërhequr edhe turistë, të cilët në këto ditë vjeshte vazhdojnë të vizitojnë qytetin e gurtë.

Pjesë e organizimeve është edhe çelja e edicionit të 5-të, të panairit Kult Art, në të cilin prezantojnë punimet karakteristike rreth 50 artizanë nga hapësira mbarëshqiptare.

Punimet karakteristike, suveniret turistike, gatimet tradicionale dhe prodhimet bio sollën në vitrinat e panairit punën e mjeshtërve artizanë të gërshetuar me vlerat e pasura të natyrës dhe traditës shqiptare.

“Ne vijmë nga Ulqini, shoqata ‘Globus art’ dhe prezantohemi me disa artizanë nga Kosova dhe Mali i Zi, pra janë diku rreth 13 artizanë të cilët vijnë me grupin tim. Kjo është një pjesëmarrje që unë marr shumë mirë pjesë, është ndoshta e 12 apo 13-ta, pasi që vite më parë kemi qenë edhe me artizanë nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe  të gjitha shtete e Ballkanit Perëndimor dhe  kemi pasur edhe artizanë, të cilët kanë qenë të vendosur në Mal të Zi nga Rusia. Prezantohemi me disa lloj punimesh , me disa profile siç janë veshjet kombëtare,  ëmbëlsira, punime nga druri, relieve të ndryshme dhe gjëra të tjera nga druri”, thotë një artizan.

“Ky është edicioni i pestë i panairit Kult Art  dhe ne sot kemi pritur rreth 50 artizanë nga Shqipëria dhe rajoni, kemi pjesëmarrës nga Ulqini, kemi pjesëmarrës nga Gjakova, kemi pjesëmarrës nga Maqedonia dhe kemi pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria, Kruja, Shkodra, Korça etj. Si risi në këtë aktivitet kemi sjellë sektorin e kulinarisë, i cili  është vetëm me gatime tradicionale gjirokastrite”, shprehet Albert Haloçi, TID Gjirokastra.

“Jam një artizane nga Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, është hera e parë që marr pjesë në këtë panair në Gjirokastër. Pritja është fantastike, jam shumë e kënaqur si nga ana e vendasve edhe nga turistët. Shpresoj që do të udhëtoj serish dhe kemi për të ardhur prapë në panairet e ardhshme”, thotë një artizane.

Ditët e Trashëgimisë Kulturore përmbajnë program 3 ditor ku mes organizimeve përfshihen panaire, performanca të grupeve popullore dhe ekspozita fotografike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026