Reshjet e shiut përmirësojnë situatën e zjarreve në Qarkun Gjirokastër
Reshjet e shiut, të cilat mëngjesin e së dielës përfshinë zonën e Gjirokastrës përmirësuan situatën e vatrave të zjarrit në këtë Qark. Përgjatë ditëve të fundit në rrethet e Gjirokastrës dhe Tepelenës u regjistruan disa zjarre problematike, kryesisht në kullota, të cilat rrezikuan edhe pasurinë materiale të banorëve.
Një vatër zjarri e shfaqur ditën e shtunë, në një sipërfaqe kullote në fshatin Sinanaj, Tepelenë mori përmasa të mëdha duke rrezikuar banesat. U desh ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikës të Gjirokastrës, Tepelenës dhe Përmetit për lokalizimin dhe shuarjen pas disa orësh të zjarrit që shkaktoi vetëm dëmtimin e një sipërfaqe të madhe kullote malore.
Përgjatë javës që lamë pas vatra zjarri problematike u regjistruan edhe në fshatrat Kodër dhe Karjan, në Gjirokastër. Shërbimi Zjarrfikës apelon që banorët të tregohen të kujdesshëm për respektimin e masave për parandalimin e zjarreve.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama: Patriotizëm nuk është të refuzosh investimet e huaja, por të rrisësh të ardhurat
Rama takim me pensionistët: Të gjitha të ardhurat shtesë nga taksat e naftës do të shkojnë për pensionet
Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë, policia nis hetimet (VIDEO)
- 09:21 Zelensky thirrje Hungarisë dhe Polonisë: Mos e bllokoni rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në BE
- 09:15 Këmbimi valutor 2 korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:48 Rama: Patriotizëm nuk është të refuzosh investimet e huaja, por të rrisësh të ardhurat
- 08:35 Rama takim me pensionistët: Të gjitha të ardhurat shtesë nga taksat e naftës do të shkojnë për pensionet
- 08:25 Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë, policia nis hetimet (VIDEO)
- 08:17 Qeveria ndryshon skemën e bonusit të pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Do të jepet në bazë mujore