Zjarri në fabrikën e bojrave| Situatë kritike, evakuohen banorët, anulohet dasma
Që prej orës 10:30 të mbrëmjes së të shtunës zjarrfikësit vijojnë luftën me flakët që ka përfshirë një fabrikë bojërash në zonën e Maminasit në autostradën Tiranë-Durrës.
Policia ka bllokuar autostradën Tiranë-Durrës për shkak të situatës së krijuar. Gjithashtu për të parandaluar përhapjen e flakëve është ndërprerë furnizimi në zonën e Maminasit.Zjarri ka përfshirë sektorin e prodhimit të bojës së fabrikës, ku nga informacionet paraprake dyshohet për një shkëndijë elektrike.
Për neutralizimin e flakëve janë angazhuar 15 mjete zjarrëfikëse, 65 forca zjarrëfikëse, 200 forca policie dhe vullnetarë
Nga përhapja massive e flakëve rrezikohen disa banesa të cilat ndodhen afër fabrikës së bojës.
Ekipet e emergjencave kanë bërë evakuimin e këtyre familjeve si dhe dasmorëve që po festonin në një local aty pranë. Dasma bëhet me dije se është anuluar dhe të gjithë personat janë evakuuar nga zona.
Edhe vetë Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka mbërritur në vendngjarjes për të parë nga afër situatën, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe drejtori i Emergjencave Civile Haki Çako.
Nga fabrika dëgjohen dhe shpërthime, të cilat dyshohet të jenë për shkak të materialeve që digjen.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta