Kulti i Mithras, arkeologët gjejnë shenja të një feje të lashtë misterioze
Arkeologët gjermanë kanë zbuluar në qytetin e vjetër të Regensburg një tempull të rrallë kushtuar perëndisë së lashtë Mithras, duke hedhur dritë të re mbi praninë e kultit misterioz në Evropën qendrore.
Tempulli, i ndërtuar fillimisht prej druri, ka mbijetuar vetëm në formën e disa mbetjeve strukturore. Megjithatë, zbulimi i një guri të mbishkruar, fragmenteve të pllakave metalike dhe objekteve rituale konfirmon se bëhet fjalë për një vend adhurimi të Mithras.
Falë monedhave të gjetura në vendngjarje, përfshirë ekzemplarë nga koha e perandorit Hadrian, ekspertët e datojnë tempullin midis viteve 80 dhe 171 pas Krishtit. Kjo e bën atë më të vjetrin nga nëntë tempujt e njohur të Mithras në provincën romake të Raetia, territor që përfshinte pjesë të Gjermanisë jugore, Zvicrës, Austrisë dhe Italisë veriore.
Sipas arkeologëve, struktura rreth shtatë metra e gjatë ishte pjesërisht e zhytur në tokë dhe e projektuar si një shpellë referencë ndaj mitit qendror të kultit, ku Mithras vret një dem në një akt simbolik të ripërtëritjes kozmike.
Brenda janë gjetur copa enësh qeramike të zbukuruara me gjarpërinj, kupa temjani dhe broka me dorezë, që sugjerojnë zhvillimin e banketeve rituale.
Kulti i Mithras ishte një fe misterioze e përhapur veçanërisht mes legjionarëve romakë dhe pranonte vetëm burra, me një sistem të ndërlikuar prej shtatë shkallësh inicimi.
Gërmimet u kryen në vitin 2023, përpara nisjes së një projekti ndërtimi, por vetëm pas analizave të detajuara u kuptua rëndësia e plotë e zbulimit.
Zjarr i përmasave të mëdha përfshin fshatin Llakatund, era favorizon flakët (VIDEO)
Dronë dhe pajisje inteligjente në rrugët e Durrësit, 17 të arrestuar dhe mbi 1.800 gjoba në një javë
Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK i miraton lejen për të lënë përkohësisht qelinë
- 13:20 Zjarr i përmasave të mëdha përfshin fshatin Llakatund, era favorizon flakët (VIDEO)
- 13:13 Serbët e arrestuar gjatë Vidovdanit dalin sot para gjykatës në Prishtinë për masat e sigurisë
- 13:10 Marrëveshja me SHBA-në, presidenti iranian njofton zhbllokimin e 6 miliardë dollarëve të bllokuar në Katar
- 12:58 Dronë dhe pajisje inteligjente në rrugët e Durrësit, 17 të arrestuar dhe mbi 1.800 gjoba në një javë
- 12:45 Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK i miraton lejen për të lënë përkohësisht qelinë
- 12:38 U raportua se SHBA dhe Irani do të zhvillojnë bisedime të martën, zyrtari iranian: Nuk ka plan për negociata këtë javë