Kultivoi mbi 4500 bimë kanabis në fshatin Iballë, arrestohet 25-vjeçari

18 Korrik 2024 | 14:33

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia në Fushë-Arrëz me akuzën e kultivimit të bimëve narkotike. Në kuadër të operacionit të koduar Territor i pastër” u vu në në pranga shtetasi L. Gj., 25 vjeç, banues në fshatin Shopel, Fushë Arrëz.

Ky shtetas dyshohet se ka kultivuar 4520 bimë narkotike kanabis sativa në fshatin Iballë, Fushë Arrëz, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 26.06.2024.

Gjithashtu, për këtë rast, janë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit: A. Z., kryetar i njësisë administrative Iballë, I. B., specialist i pyjeve dhe D. P., kryetar i fshatit Iballë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026