Kundërshtojnë dhënien me qera të pronave të tyre, banorët e Gurasit dalin në protestë
Rreth 30 familje të fshatit Guras kanë protestuar këtë të mërkurë përpara bashkisë së Pogradecit, duke kundërshtuar dhënien me qera të tokave që i kanë përdorur për më shumë se 30 vjet. Banorët thonë se janë të pajisur me dokumentacion dhe AMTP, ndërsa hedhin dyshime se procedurat e dhënies së tokave nuk kanë qenë konform ligjit.
“Një person që pretendon se ka marrë tokat me qera ka shkuar dhe i ka zaptuar. Këtu ka një terr institucional. Bashkia duhet të thotë nëse ka vendim të këshillit bashkiak, sepse mund të jenë shmangur procedurat ligjore,” tha një banor.
Banorët shprehen se tokat janë të regjistruara sipas ligjit 7501, me certifikata dhe taksat e paguara. “Kam tokën e ndarë me ligjin 7501, e kam të mbjellë dhe të rrethuar, por zotëria që e ka marrë me qera nga bashkia e ka prerë,” thonë ata.
Kryeplaku i fshatit Gurras theksoi se tokat janë ndarë me ligjin 7501 dhe bashkia nuk ka të drejtë t’i japë me qera. “Kjo parcelë ka qenë e ndarë me ligjin 7501. Disa banorë e kanë përdorur për asistencë, disa jo. Tani është marrë me kontratë qeraje, pa marrë parasysh dokumentacionin e banorëve. Banorët do të bllokojnë rrugën nëse situata nuk zgjidhet,” tha ai.
Ka pasur një takim midis drejtuesve të bashkisë Pogradec dhe banorëve, por ata vijojnë të kërkojnë që tokat t’u rikthehen në përdorim, ashtu siç i kanë pasur ndër vite.
Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
“Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot
- 10:18 Festë kombëtare në Paraguai pas eliminimit të Gjermanisë
- 10:10 Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028
- 10:06 Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar
- 10:04 Rubio: Do rivendosim unitetin në Libi
- 10:00 Spiropali: Jemi duke punuar për draftin për Shqipërinë e re, do vijoj të jem pjesë e PS
- 09:48 Mblidhen protestuesit e parë para Kuvendit, deputetët e PS hyjnë 30 minuta më herët (VIDEO)