Kuotë vjetore për dekoratat/ PD: Edhe medaljet për qëllime elektorale

21 Shtator 2022 | 15:30

Ish-Presidenti Ilir Meta është sulmuar shumë për numrin e madh të dekoratave që ka lëshuar gjatë 5 viteve

“U përdor si këto dekoratat që shpërndahen sot, të cilat janë thjesht dekorata për ata që japin”- theksoi Rama.

Tashmë maxhoranca ka vendosur të kufizojë kuotën vjetore për dhënien e dekoratave. Përmes një projektligj presidenti mund të japë vetëm 3 dekorata përgjatë gjithë vitit, kryesisht  urdhrat, si medaljet me të larta dekoruese.

Kjo shkaktoi debate mes mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Sigurisë.  Opozita aludon se edhe dhënia e dekoratave do të përdoret për qëllime elektorale.

“Për cilën arsye duhet të ketë edhe kryeministri, dhe duhet t’ua japim ne si komision votën që ju ti merrnit presidentit dhe republikës një akt që jepet në emër të Republikës e jo të një partie politike. Dekoratat doni t’i politizioni, të merrni vota?”- shprehet Ervin Salianji.

Nga ana tjetër, për mazhorancën këto ndryshime nuk cenojnë asnjë të drejtë kushtetuese të presidentit. Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se qëllimi është t’u jepet më shumë vlerë këtyre dekoratave.

“Përsa i përket numri të dekoratave që u ngrit si shqetësim, kufizimi i numrit të dekoratave bëhet për t’i dhënë denjësi dekoratës dhe për të mos u inflacionuar”- tha Spiropali.

Kreu i Kadastrës Artan Lame, si pjesë e grupit të punës në hartimin e këtij projektligji  e tha hapur se nevoja për rishikim erdhi për shkak të degradimit të sistemit të dekorimeve nga Presidenti Meta.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama për mediat turke: Shqipëria do presë Samitin e ardhshëm të NATO-s, Turqia partner strategjik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për mediat turke, foli për rezultatet e Samitit të NATO-s, marrëdhëniet Shqipëri–Turqi, zhvillimet në Ballkan, bashkëpunimin në...
17:50 | 09/07/2026

Samiti i NATO-s, Rama takim me Erdogan në Ankara: Mik i çmuar

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga takimi i tij me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në...
15:22 | 09/07/2026

Berisha: Rama po jep miliona euro nga fondi i emergjencës për një koncert

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar rreth koncertit të Kanye West, që do të zhvillohet në Tiranë më 11 korrik. Ai kundërshtoi përdorimin...
14:39 | 09/07/2026