Kupa e botës së tenisit zhvillohet në Tiranë, 7 ekipe synojnë suksesin

12 Qershor 2024 | 17:13

David Cup ose ndryshe kupa e botës në tenis ka ngritur siparin për grupin 4 të Europës në Shqipëri, aty ku 7 shtete pjesëmarrëse ndeshen me njëra-tjetrën. Një kompeticion të cilin mund të ndjekin të gjithë sportdashësit, ndërsa vendi ynë përfaqësohet me 4 atletë.

“Në grupin 4 të Davis Cup Europe, secili ekip ka 5 lojtarë. Deri të dielën do ketë aktiviete që do konsistojnë në përballjet e Shqipërisë me ekipet e tjera” tha Klaus Bardeli, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Tenisit

Shqipëria po punon fort që të implementojë tek të rinjtë kulturën e tenisit, që gjatë viteve të fundit ka ardhur në rritje.

“Interesi ka qenë gjithmonë në rrijte, nga një sport me 100-220 veta, sot janë me mijëra, shumica në formë kreative, disa në atë profesionale, kjo dhe nga kënaqësia” tha Albi Sulo, Drejtor Organizativ i “Davis Cup” në Shqipëri

Synimi i Shqipërisë është kalimi në grupin e 3-të të Davis Cup.

Armenia, Lihtenshtejni, Andorra, Malta, San Marino, Islanda dhe Shqipëria janë 7 ekipet që garojnë në Davis Cup për grupin 4 të Europës, ku më të mirët avancojnë në grupin e tretë.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026