Tensione në kombëtaren gjermane, 2 futbollistë përplasen në stërvitje

11 Qershor 2024 | 11:41

Kur duhet që të gjithë të ishin të bashkuar dhe gati për ti ëbrë ballë kampionatit evropian, me një motiv më tepër pasi e luajnë në shtëpi, lojtarët e Gjermanisë vijojnë të kenë probleme. Kritikat për trajnerin Nagelsmann kanë qenë të shumta, kryesisht për listën, me lënien jashtë të lojtarëve si Gnabry, Emre Can apo Hummels, por krahas kësaj, atmosfera në skuadër nuk është aq pozitive sa duket.

Në seancën e fundit, një episod i pakëndshëm është regjistruar, ku lojtarët janë përplasur me njëri-tjetritn, teksa debate gati sa nuk çoi në përplasje fizike. Qendërmbrojtësi Rudiger dhe sulmuesi Fullkrug ishin protagonistë, personazhe të cilët e kanë treguar dhe më herët se në fushë, nuk e tolerojnë njëri-tjetrin. Në stërvitjen me dyer të hapura, dyshja janë përplasur me njëri-tjetrin, e gjithçka erdhi pas ndërhyrjeve të ashpra të Rudiger, sa për pak nuk e dëmtoi bomberin verdhezi.

Ky i fundit shpërtheu në tone të ashpra, ndërsa u desh ndërhyrja e stafit teknik për të qetësuar gjakrat, si dhe lojtarëve të tjerë të cilët distancuan shokët e skuadrës nga njëri-tjetri. Një episode që nuk i pëlqeu Nagelsmann, i cili diskutoi me futbollistët, ndërsa nuk raportohet për marrje masash.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026