Gjermania “e pushtuar” nga ngjyrat kuq e zi, Baku: Do ketë organizime në çdo qytet
Gazetari Ervin Baku ishte këtë të shtunë i ftuar në “Review” në Euronews Albania për të folur për ngjarjen që po emocionin të gjithë tifozerinë shqiptare. Kombëtarja Shqiptare do të shkojë pas pak ditësh në Kampionatin Europian të Futbollit që do të zhvillohet në Gjermani.
Duke komentuar këngën që do të shoqërojë Kombëtaren në këtë rrugëtim të Euro 2024, Baku tha se edhe pse personalisht do preferonte përfshirjen e Çamërisë në të, kjo këngë ka për të mbushur të gjithë sheshet e Gjermanisë.
“Ka 10 ditë që e dëgjojmë. Unë do preferoja Shqipëri jo Albani dhe do preferoja përfshirjen e ÇamërisË. Por patjetër kjo këngë do të shoqërojë të gjithë shqiptarët që do mbushin të gjithë sheshet në qytetet kryesore të Gjermanisë, se nuk ka mundësi që të shkojnë të gjithë në stadiume, se janë rreth 600-700 mijë shqiptarë në Gjermani, kështu që ata që s’do vinë dot në Dortmund, Hamburg, do ketë patjetër organizime në të gjitha qytetet qendrore të Gjermanisë për të parë ndeshjen”,-tha Baku.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gjermania “e pushtuar” nga ngjyrat kuq e zi, Baku: Do ketë organizime në çdo qytet
- Drejt “Euro 2024”: Vodafone Albania sërish Sponsor Gjeneral i Kombëtares
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump