Kuqezinjtë e nisin mbarë vitin 2025, Muçi shënon supergol ndaj Rizespor

6 Janar 2025 | 17:19

2025-a ka nisur mbarë për lojtarët e kombëtares shqiptare, të cilët kanë zhvilluar paraqitje pozitive me skuadrat e tyre. Gol, asiste dhe performanca të mira prodhuan kuqezinjtë në fundjavën që lamë pas, ku kujtojmë që Ernest Muci shënoi golin e radhës me fanellën e Besiktas.

Sulmuesi anësor i dha një pikë ekipit të tij në duelin me Rizespor, ku në fundin e pjesës së parë realizoi një supergol. Ai u vlerësua me notën 8 nga Flashscore, që ishte dhe më e larta te miqtë.

Në përballjen tjetër mes Bodrumspor dhe Kayserispor e mbyllur në shifrat 1-1 Taulant Seferi luajti për 90 minuta. Qendërsulmuesi dha assist në golin e ekipit të Bodrum, i realizuar nga Sen.

Në Skoci, Rangers barazoi 3-3 në transfertë me Hibernian. Nedim Bajrami luajti 70’ dhe asistoi në golin e dytë të shënuar nga Igamane.

Skuadra e tij renditet në vendin e dytë pas Celtic, por me 13 pikë më pak. Një pjesë e futbollistëve të tjerë u aktivizuan me ekipet e tyre, ndërsa ka dhe liga të cilat ende nuk kanë nisur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026