Kur do pranohet Kosova në OKB? Meçollari zbulon prapaskenat! Po njohja reciproke?
Ish-zëvendës Komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari i ftuar këtë të premte në emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me planin e fshehtë amerikan për njohjen e Kosovës dhe pranimin e saj në OKB.
Meçollari gjatë fjalës së tij u shpreh se dalja e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe deklarata e tij në lidhje me Kosovën lë të kuptohet që ai është në dijeni të një plani.
Sipas tij pyetja lidhur më këtë çështje është: Sa është në gjendje sot qeveria amerikane të detyrojë Serbinë për njohje reciproke. Ai ndër të tjera theksoi se dyshon që Serbia do të miratojë një njohje të Kosovës.
“A jemi në të njëjtat rrethana që sot Kosova të ketë njohje ndërkombëtare, të njihet nga Serbia ose të futet në OKB, sepse në fakt objektivi final është futja në OKB, ulja në OKB. Në gjykimin tim sot nuk është realist, nuk mund të realizohet njohja reciproke apo hyrja në OKB.
Pse, e para Serbia nuk ka për ta njohur. Ne duhet të jemi realist në disa gjëra. Kur ke një objektiv dhe bën një plan, duhet që të jesh realist në faktet që Serbia nuk ka për ta njohur.
Njohja e Kosovës përfundimtare do të jetë jashtë vullnetit të Serbisë dhe do të jetë si një anëtare e OKB-së. Por pengesa për të qenë anëtare e OKB-së është Rusia, sepse procedura kalon nga Këshilli i Sigurimit”, tha ai.
Ndër të tjera ai shtoi se lidhur me këtë çështje ekzistojnë dy plane, ai amerikan dhe plani frankogjerman. Sipas tij plani frankogjerman kërkon njohjen e realitetit dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.
Meçollarui shtoi se plani amerikan kërkon njohjen reciproke. Ai theksoi se më realist është plani i njohjes së realitetit sesa njohjes reciproke.
“A mund të jetë realist plani amerikan? Po të kthehemi mbrapa në vitin 2020, plani i presidentit Trump i vitit 2020 nuk ishte njohje reciproke se e hoqi momentin e fundit, ishte njohje e realitetit dhe çfarë do ndodhi që Kosova të arrijë në kulmin e suksesit saj diplomatik, që për mua do të jetë hyrja në OKB dhe jo njohja reciproke.
Duhet që deri në atë periudhë të kemi një lloj qartësie, paqe, stabilitet dhe konsolidim të shtetit të Kosovës. Sot më realist është plani i një njohjes së realitetit sesa njohjes reciproke”, tha ai ndër të tjera.
Gazetari nga Presheva: Në Serbi do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, ja çfarë e ka trembur Vuçiç
Paqja ka shumë armiq! Eksperti: Kush e do zgjatjen e luftës në Iran?
Gazetari shqiptar në Rusi tregon skenarët për dronin në Rumani: Mund të jetë…, nuk është provuar se është rus
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta