Kur do të arrihet armëpushimi me Rusinë? Ambasadori ukrainas flet në Euronews
Armëpushimi mes Ukrainës dhe Rusisë pritet të arrihet në pranverë ose verën e këtij viti.
I ftuar në Euronews Albania, ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov u shpreh se po punohet në mënyrë aktive që të krijohen kushtet për të vendosur paqen.
“Përfaqësuesit, lojtarët me ndikim ndërkombëtar që po punojnë në një mënyrë aktive në drejtim të krijimit të kushteve për të vendosur paqen, këtu kemi përmendur edhe Kinën, e cila po vazhdon të marrë një rol, por nga ana tjetër janë përpjekjet e Francës, Turqisë dhe Kombeve të Bashkuara.
Unë shpresoj se të gjitha këto përpjekje do të marrin një ditë rezultatet e duhura. Nëse do të kemi parasysh ndihmën nga partnerët tanë në kohën e nevojshme, mendoj që paqja mund të gjendet në pranverë apo në verën e këtij viti”, theksoi ai.
Kur u pyet dhe në lidhje me kërcënimet bërthamore që vijnë nga Rusia ambasadori u përgjigj: “Nëse ne po flasim për gjendjen psikologjike të lidershipit rus, çdo gjë mund të jetë e pritshme. Nëse flasim për të dhëna objektive, nuk ka arsye objektive për të përdorur armë bërthamore nga Rusia”.
Në Shqipëri 443 ukrainas kanë kërkuar ndihmë që të mbrohen nga lufta. Ata kanë nisur jetën normale në disa qytete të vendit.
Kur lufta vijon Kievi ka ende nevojë për mbështetje, sipas ambasadorit duhen më shumë armë, avionë luftarake që të mbrojnë qiellin e Ukrainës.
Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
- 15:33 Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte
- 15:19 Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
- 15:12 Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
- 15:03 Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim
- 14:49 Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
- 14:45 Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)