Kur do të merret vendimi final për ish-krerët e UÇK-së në Hagë?
Pas më shumë se pesë vjet proces gjyqësor, gjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryekuvendarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit Rexhep Selimi duket se po afrohet drejt fundit. Seancat për fjalët përfundimtare janë caktuar për shkurt 2026, ndërsa aktgjykimi i shkallës së parë pritet të shpallet mes muajve prill dhe maj.
Procesi, që nisi në prill 2023 dhe përfshiu 227 seanca, dëgjoi mbi 125 dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe 117 dëshmi me shkrim, si dhe dy dëshmitarë të mbrojtjes së viktimave. Në shtator, u dëgjuan shtatë dëshmitarë të mbrojtjes, përfshirë ish-ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, James Rubin, dhe gjeneralin në pension amerikan, Wesley Clark, të cilët sollën njohuri direkte mbi zhvillimet gjatë luftës.
Monitorues nga Fondi për të Drejtën Humanitare dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi vlerësojnë se dëshmitë e mbrojtjes, të cilat argumentojnë se UÇK-ja nuk kishte strukturë të komandës ushtarake dhe roli i Thaçit ishte politik, kanë peshë të madhe dhe mund të ndikojnë në aktgjykimin për katërshen.
Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 15:57 U zhduk në Ngushticën e Hormuzit, 30-vjeçari indian konfirmohet i vdekur
- 15:50 Andy Burnham zgjidhet lider i ri i Laburistëve në Britani: Premton ndryshim dhe rikthim të pushtetit te komunitetet
- 15:22 Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
- 15:15 SHBA-të do t’i shesin 1.96 mld usd armatime Arabisë Saudite
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)