Kur do të nisin protestat? Meta flet pas takimit me Berishën
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi paraditen e kësaj të premteje një takim “kokë më kokë” me kreun e Rithemelimit, Sali Berisha, në selinë blu.
Në përfundim të takimit Meta dha dhe një prononcim të shkurtër për mediat, ku u pyet nga gazetarët në lidhje me protestat e paralajmëruara nga opozita.
Ai konfirmoi nisjen e protestave, por nuk dha një datë fikse në lidhje me ndërmarrjen e këtij aksioni opozitar.
“Do të ketë një datë të tillë por nuk është çështja më e rëndësishme por kemi program të bashkërenduar në këtë drejtim. Opozita duhet të ngrihet në lartësinë e momentit për ti dhënë zgjidhje këtyre sfidave”.
Gjithashtu kreu i PL u pyet nëse do të mbështeste në zgjedhjet e vitit 2025 kandidaturën e Gazment Bardhit për kryeministër në radhët e Partisë Demorkatike.
Meta anashkaloi pyetjen duke thënë se nuk ishin sot për t’u marrë me një çështje të tillë.
“Nuk jemi këtu për tu marrë më këtë çështje. Ne jemi të angazhuar për të respektuar çdo parim demoratik”, tha Meta.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë