“Kur flet Albana injoranca çohet nga varri”, Balla: E keni problemin me veten
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla iu përgjigj debateve të PD së drejtuar nga Sali Berisha në Kuvend që kërkonin mocion me debat pa limit lidhur me skandalin McGonigal.
Balla iu kujtoi demokratëve rregulloren e kuvendit, që siç tha e kishin zbatuar grupi tjetër i deputetëve të PD të drejtuar nga Alibeaj të cilët kishin fituar një interpelancë me kryeministrin lidhur me këtë çështje.
Në një moment Balla u përplas me deputeten demokrate Albana Vokshi e cila bashkë me të tjerë deputetë të PD kishin bllokuar foltoren dhe fliste gjatë kohës që fliste edhe ai.
“Keni një problem mes vetit, se po të ishit seriozë dhe të donit mocion me debat do kishit lexuar pak nga kjo dhe do ta sillnit në të njëjtën kohë që e kanë sjellë këta të tjerët, sepse ka disa afate… kur flet Albana për injorancë, injoranca çohet nga varri. Do ta ftoja Kuvendin të votohet kërkesa për ndryshim rendi dite, do kërkoje të mbyllnim votimin me procesverbalin dhe të vazhdojmë. Nesër të mbledhim Konferencën e Kryetarëve për kërkesën për mocion me debat”, tha Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë