Kur pasioni kthehet në profesion, peshkatari që u kthye në guidë për turistët
Rikthimi në Shqipëri pas emigracionit nuk ishte i lehtë, për Ramiz Dajkon nga fshati Xarrë, i Konispolit.
Zgjodhi të punonte si peshkatar në kanalin e Vivarit, në Butrint, derisa aty të kuptonte se ishte vendi i duhur per të bërë ture turistike.
“Në 2010 u ktheva në Shëipëri, edhe mendoja që aty kam punuar bojaxhi, o të merresha me atë, o me detin. Po më teper më tërhiqte deti, peshkimi. 4-5 vite më vonë pash që kishte interes, na flisnin turistat. Fillimisht kishte interes, i çonim në kalanë e Ali Pashës, më vonë filluan turet e midhjes, për plazhe, për peshkim”, tha ai.
Qindra mijëra turistë të huaj që vizitojnë Butrintin, duan të zbulojnë përmes varkave të vogla, gjire të virgjera, florën, faunën, Kalanë e Ali Pashës e ishullin e Tongos qe ndodhet përmes Kanalit të Vivarit.
“Turistat shohin shpendë të ndryshme gjatë kanalit, ecja është shumë e ngadaltë, vemi deri te kalaja.
Lartë në liqen bëjmë turin e midhjes, për të parë si rriten si zhvillohen midhjet.
Shkojmë deri në kufi me Greqinë, 50 minuta larg nga këtu, që turistët kënaqen është dhe i fundit ishulli i Tongos”, tha ai.
Turistët që preferojnë ture të tilla janë moshave dhe vendeve të ndryshme, ndërsa 62 vjeçari pohon se kërkesa për ture është më e madhe se sa mundësitë e operatorëve atje.
“Vijnë nga të tëra vendet e botës, mosha të ndryshme, vitet e fundit kanë ardhur edhe nga india.
Edhe nuk ia dalim dot me fluksin që ka…. Saranda dhe Ksamili kanë një fluks shumë të madh turistësh”, tha peshkatari.
Për Ramiz Dajkon deti është më shumë se puna që i sjell të holla.
“Ndjesia e detit për mua është shumë e madhe, nuk rri dot pa detin, pa peshkimin, është çlodhje për mua”, tha ai.
Turizmi me varka dhe anije po merr hov vitetet e fundit në të gjithë zonën bregdetare të Sarandës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia