Kureta, Jakoel dhe Leskaj: Zhvillimi i forumit kundër antisemitizmit në Shqipëri, hap pozitiv i vendit në rrafshin global
Shqipëria organizoi forumin ballkanik kundër antisemitizmit dhe për përfshirjen e Shqipërisë në këtë nisëm në studion e Ilva Now ishte i ftuar Geront Kureta kryetar i komunitetit hebre, i cili tregoi se ishte një ndër forumet e para virtuale ku ai kishte marrë pjesë.
Për Shqipërinë është diçka shumë pozitive zhvillimi i këtij forumi në vend duke marrë parasysh se jemi një vend me shumicë myslimane.
“Jemi i pari vend në rajon që zhvillon një konferencë të tillë, pjesëmarrja ishte edhe me qeveritarë nga vendet e rajonit, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova patjetër, dhe të ftuarit ishin nga Izraeli, Europa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është një hap shumë pozitiv në luftën kundër antisemitizmit në rrafshin global”,- u shpreh Kureta.
Ndërkaq në lidhje të drejtpërdrejtë ishte Felicita Jakoel, presidente e hebrenjve nga Shqipëria.
Ajo tha se hebrenjtë e Shqipërisë janë dëshmitar se në Shqipëri nuk ka pasur antisemitizëm pavarësisht vuajtjeve në kohën e komunizmit që kanë ndodhur në gjithë rajonin jo vetëm në Shqipëri.
Nga ana tjetër përsëri në një lidhje të drejtpërdrejtë, Valentina Leskaj, anëtare e bordit këshillues në lëvizjen kundër antisemitizmit, tha se rëndësia e këtij takimi të bërë në Shqipëri vjen për dy arsye.
Së pari ajo përmendi vetë çështjen që i adresohet, çështjen e antisemitizmit që është mjaft delikate dhe së dyti Leskaj tha se është Parlamenti Shqiptar ai që ka adoptuar definicionin për antisemitizmin.
Sa i përket informacionit për çfarë është Holokausti si Leskaj ashtu dhe Kureta ranë dakord që jo të gjithë ishin të informuar mjaftueshëm. Kryesisht brezi i ri është ai nuk ka shumë informacion rreth ngjarjes edhe pse për të flitet edhe në librat shkollor.
“Në momente të tilla siç është kriza në botë ka gjithmonë një tendencë të qartë të rritjes të antisemitizmit dhe besoj që ky është momenti më i mirë (i zhvillimit të forumit),” – tha Geront Kureta.
Ndërkaq Felicita Jakoel apeloi për njohjen e historisë dhe edukimin si format e vetme për ndalimin e antisemitizmit.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)