“Kurrë koalicion me Kurtin”, Haradinaj komenton rezultatin: Opozita ka shumicën

10 Shkurt 2025 | 12:57

Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme.

Haradinaj e ka cilësuar rezultatin e koalicionit ku bën pjesë AAK, si jo të kënaqshëm, megjithatë ai theksoi se kanë mundur të ruajnë votat e marra në zgjedhjet e kaluara, të cilat sipas tij, pas numërimit të plotë do të shkojnë rreth 70 mijë dhe do t’u sigurojnë 9 ulëse në parlament.

“E pranoj që gara ka qenë e ashpër, jam mirënjohës votuesve që kanë votuar për koalicionin për Kosovën Fituese, edhe pse jemi ende në rezultatet preliminare, kanë mbetur 10% e votave në vend, plus votat e diasporës. E pranoj që rezultati nuk është i kënaqur, pra nuk jam i kënaqur me këtë rezultat dhe gjithsesi do të reflektojmë në këtë rezultat, i cili s’është i mirë dhe i cili për fat të keq nuk është i mjaftueshëm për ta ndihmuar Kosovën në këto procese që kemi para vetes. Por, ajo që është e vërtetë dhe që s’ndryshon, ne do ta vazhdojmë këtë rrugëtim, për t’i dhënë Kosovës qeverinë opozitare edhe në këtë rrethanë që jemi”, tha ai.

Haradinaj përjashtoi kategorikisht mundësinë e një koalicioni me LVV-në dhe Albin Kurtin dhe tha se është i hapur për një bashkëpunim me forcat opozitare për të formuar një qeveri të re.

“Ne kemi ruajtur një votë që kishim, në totalin e kësaj vote jemi diku 70 mijë kur të përmbyllet ky proces, nëntë deputet, edhe pse jemi në koalicion. Nuk është një rritje, por është një ruajtje e besimit që kishim në të kaluarën. Është në nderin tim që të ndihmoj një qeveri të opozitës, asnjëherë me z. Kurti. Me kënaqësi do të bashkëpunonim me subjektet politike opozitare shqiptare për të krijuar shumicën, dhe kjo është e mundshme realisht nëse kemi këtë gatishmëri. Jemi të gatshëm për këtë. Pa asnjë kusht. Nuk kërkojmë asnjë kusht që pengon të ecim përpara”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, opozita ka fituar shumicën e votave në krahasim me partinë në pushtet, duke kërkuar krijimin e një qeverie të opozitës së bashkuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026