Kurti-Abazoviç diskutojnë fuqizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Malit të Zi
Në prag të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, të cilin e uroi për marrjen e detyrës.
Duke biseduar për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, kryeministri Kurti e falënderoi Abazoviçin për bashkëpunimin e ngushtë mes Kosovës dhe Malit të Zi në shumë fusha.
Përderisa theksoi vullnetin për fuqizimin e marrëdhënieve shumë të mira me Kosovën, kryeministri Abazoviç tha se duhet promovuar politika që janë optimiste dhe respektuese, e që fokusohen në qytetarët.
Mes dy kryeministrave u diskutua për lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve, si dhe potencialin e bashkëpunimit në shërbim të zhvillimit më të madh socio-ekonomik dhe rritjes së investimeve në të dy vendet.
Në takim u veçuan projektet e përbashkëta infrastrukturore Kosovë-Mali i Zi, si rruga Deçan-Plavë dhe Pejë-Rozhajë, e që do të afrojnë qytetarët dhe do të ndihmojnë ekonominë e të dy vendeve.
Po ashtu u bisedua për thellimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve të Qeverisë së dyja vendeve, si dhe për organizimin e mbledhjes G2G ndërmjet të dy qeverive brenda këtij viti.
LEXONI GJITHASHTU:
Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)
Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike
Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon
- 14:49 Administrata Trump nuk dëshiron që Izraeli të përfshihet në sulmet amerikane
- 14:31 Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
- 14:28 Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 14:00 Arrestohet në Mëzez 38-vjeçari me qese me kokainë në automjet, gati për shitje (EMRI)
- 13:52 Raporti i Avokaturës së Shtetit, reagon Gjykata Kushtetuese: Përmban elemente keqinformuese
- 13:49 Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes “Network Slicing” të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale