Kurti anulon pjesëmarrjen në Forumin e Prespës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se do të anulojë pjesëmarrjen në Forumin e Prespës për të takuar veteranët e luftës bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe deputetin Armend Muja.
Qëllimi i takimit është shqyrtimi i kërkesave të tyre për të cilat po protestojnë, raporton KosovaPress.
Kurti në seancën parlamentare tha se është i interesuar t’i takojë veteranët drejtpërdrejt, derisa ka bërë thirrje që të mos ndërpritet puna e Kuvendit.
“Ajo çfarë unë po propozoj sot, është që ta anuloj pjesëmarrjen time në Forumin e Prespës për nesër. Unë besoj se ata janë përfaqësues të protestës, jo një deputet i opozitës. Sepse nga deputeti Tahiri dëgjova pasi që së pari u prezantua në emër të opozitës e më pastaj foli në emër të protestuesve. Pa dyshim se jam për të drejtën e protestës dhe jam për dialog, edhe nëse nuk pajtohemi. Seanca e kuvendit duhet të vazhdojë, sepse kemi shumë pika dhe unë nuk po shkoj nesër në Prespë, po i takoj përfaqësuesit e veteranëve. Sot nuk do të shkoj”, theksoi Kurti.
Fillimisht Kurti tha se është pro që veteranët e UÇK-së të kenë kompensim më të lartë se paga minimale, por siç tha ai këtë e meriton numri i veteranëve të vërtetë.
LEXONI GJITHASHTU:
Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)
Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike
Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon
- 14:49 Administrata Trump nuk dëshiron që Izraeli të përfshihet në sulmet amerikane
- 14:31 Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
- 14:28 Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 14:00 Arrestohet në Mëzez 38-vjeçari me qese me kokainë në automjet, gati për shitje (EMRI)
- 13:52 Raporti i Avokaturës së Shtetit, reagon Gjykata Kushtetuese: Përmban elemente keqinformuese
- 13:49 Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes “Network Slicing” të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale