Kurti anulon pjesëmarrjen në Samitin e Diasporës, ia delegon Osmanit

23 Nëntor 2023 | 09:57

Samiti i tretë Diasporës ka mbledhur në Tiranë në Pallatin e Kongreseve, përfaqësues dhe figura të njohura të komunitetit arbëresh, studiues, historianë.

Të pranishëm në këtë aktivitet do të jenë përfaqësues të lartë politikës së Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe mbi 2 mijë bashkatdhetarë nga diaspora.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili duhet të ishte sot në Tiranë ka anuluar pjesëmarrjen në këtë samit, duke ia deleguar përfaqësimin presidentes Vjosa Osmani.

Pjesë e samitit është edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, zv.kryeministër për Politikat Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj.

Axhenda e Samitit

10:10 – Z. Igli Hasani- Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

  • 10:20 – Z. Bajram Begaj – President i Republikës së Shqipërisë
  • 10:50 – Znj.Vjosa Osmani-Sadriu – Presidente e Republikës së Kosovës
  • 11:00 – Z Ali Ahmeti – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim
  • 11:05 – Z. Nik Gjeloshaj – zv/Kryeministër për Politikat Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik i Malit të Zi
  • 11:10 – Z. Shqiprim Arifi – Kryetar i Komunës Preshevë/Kryetar i partisë Alternativa për Ndryshim
  • 11:15 – Z. Mark Gjonaj – Kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës, SHBA
  • 11:20 – Z. Edi Rama – Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026