Kurti dhe Vuçiç takohen sot në Bruksel
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet këtë të enjte në Bruksel me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Në takim, do të jenë të pranishëm përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell dhe përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Takimi do të nisë të enjten në orën 10:30 dhe do të fokusohet në rrugën përpara në dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në fund të takimit përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell do të mbajë një deklaratë për mediat.
Ndërsa, ditën e djeshme, Kurti dhe Vuçiç patën takime të ndara në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Në konferencën për shtyp, Kurti u shpreh se nuk do të tërhiqet nga reciprociteti, ndërsa Stoltenberg deklaroi pas takimit me Vuçiçin, se KFOR-i është gati të ndërhyje nëse rrezikohet siguria në veri të Kosovës
LEXONI GJITHASHTU
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)