Kurti homazhe për Rexhep Qosjan: Mendje e ndritur që do të udhëzojë brezat

24 Prill 2026 | 14:17

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe në hollin e Kuvendit, për nder të jetës dhe veprës së akademikut të ndjerë, Rexhep Qosja.

Kurti shkroi në librin e zisë se Rexhep Qosja ishte mendje e ndritur që do të udhëzojë edhe shumë breza të tjerë se si të ecin përpara në një të ardhme më të mirë për kombin e shoqërinë, me punë të palodhshme, mendim kritik, dashuri për atdheun dhe dije që zgjerohet.

“Vepra e tij e mbijeton shumëfish jetën e tij. Jeta jonë fiton shpresë me veprën e tij. Letërsia dhe historia, gjuha dhe publicistika e kanë gjurmë të thellë Rexhep Qosja. U prehtë në paqe! Me nderime dhe pikëllim”, shkruan Albin Kurti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët protestë me traktorë dhe qumësht të derdhur para Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë: Mos na lini pa bukë

Fermerët në Kosovë kanë protestuar sot para Ministrisë së Bujqësisë duke kërkuan që të nis grumbullimi i qumështit, pasi prej katër ditësh është ndaluar përkohësisht...
19:16 | 06/07/2026

“Një simbol i lirisë dhe miqësisë”, Prattipati vlerëson pullën postare të Kosovës për SHBA-në

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka publikuar pamje nga ceremonia e promovimit të një pulle përkujtimore kushtuar 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së. Në...
15:40 | 06/07/2026

Këshilltari i Trumpit për çështje fetare viziton Manastirin e Deçanit

Këshilltari joformal për çështje fetare i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pastori Mark Burns, po qëndron për vizitë në Manastirin e Deçanit –...
15:14 | 06/07/2026