​ Kurti: Jam gjithmonë i gatshëm të udhëtoj në Bruksel për takim me Vuçiç

28 Korrik 2022 | 21:51

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është gjithmonë i gatshëm të udhëtojë për në Bruksel për t’u takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Kreu i ekzekutivit, i cili është duke qëndruar për një vizitë në Uashington, ka folur edhe për takimin me sekretarin Antony Blinken dhe mesazhet që ka përcjellë Uashingtoni për udhëheqësit e Kosovës.

“Unë jam gjithmonë i gatshëm që të udhëtoj për në Bruksel, po në takimin e radhës, për takimin e radhës dhe një takim i tillë ishte në plan që të mbahet më 19 korrik, por nuk u mbajt, pasi Beogradi zyrtar e refuzoi atë dhe kërkoi një shtyrje mbi njëmujore… Ndonëse po bëhen gati katër muaj që i kanë mbajtur zgjedhjet, sërish shkaktojnë vonesa të paarsyeshme që kanë të bëjnë thjesht me faktin që përkundër kërkesave të ShBA-së dhe BE-së, ata nuk dëshirojnë që të distancohen nga presidenti despotik Putin, nga Kremlini zyrtar dhe nga lufta që e shkaktoi kundër Ukrainës. Pra, nuk duan që t’i vënë sanksione Moskës, andaj nuk e konstituojnë Kuvendin, nuk e formojnë Qeverinë”, tha Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Ndërkohë që ka thënë po se Kosova ka qenë përherë konstuktive dhe e përkushtuar.

“Kosova ka qenë përherë me çdo zyrtar të saj, konstruktive dhe e përkushtuar. Sekretari Blinken kërkoi që edhe më tej të jemi të tillë. Ne do të vazhdojmë të jemi të tillë, por është Beogradi, ai i cili po punon kundër marrëveshjeve dhe marrëdhënieve të mira miqësore. Pra, në vend se të ndodh takimi në korrik, tash shpresohet që mbase do të mbahet në fund të gushtit”, ka thënë Kurti.

Sa i përket takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, kreu i ekzekutivit tha se ishte “kremtim i marrëdhënieve”.

“Takimi me sekretarin Blinken ishte i shkëlqyeshëm, ishte i frytshëm dhe ishte i përzemërt. Ishte kremtim i marrëdhënieve tona”, është shprehur Kurti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh lider i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të zhvillojë këtë të premte takime të ndara me kryetarin e Partisë Demokratike...
09:12 | 10/07/2026

Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se e ka pranuar ftesën nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Ai tha se do të marrë pjesë...
19:02 | 09/07/2026

Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza këtë të enjte ka konfirmuar se ka pranuar ftesën e kryeministrit, Albin Kurti për një takim lidhur...
17:18 | 09/07/2026