Kurti: Kam dëgjuar se Jabllanoviç mori 1 milion € dhe 2 apartamente për t’u tërhequr

21 Qershor 2023 | 16:54

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar këtë të mërkurë qytetarëve serbë në Kosovë me një mesazh në gjuhën e tyre.

Kurti në mesazhin e tij tha se në Veri nevojiten zgjedhje të tjera, por ato duhet të jenë të lira dhe pa ndikimin e bandave kriminale.

Shefi i qeverisë në Prishtinë theksoi se tërheqja e kandidatëve të përfaqësuesve të komunitetit serb në Kosovë u bë me urdhër nga Beogradi.

Ai tha se Jabllanoviç, i cili e kishte të sigurt fitoren në Leposaviç, është tërhequr nga gara dy ditë përpara zgjedhjeve, pasi ka marrë një milion euro dhe dy apartamente në Beograd.

“Mund të mos jetë e vërtetë, por gjithsesi duhet të jetë bërë shumë presion apo ofertë shumë luksoze, gjë që e bëri Jabllanoviçin të thotë se nuk do të ‘gjuajë menjëherë penalltinë’”, është shprehur  Kurti.

Gjithashtu ai shtoi: “Përfaqësuesit e Listës Serbe, si dhe Jabllanoviç kanë thënë gjithfarë gjërash për Kosovën dhe për mua, por unë kam mbetur i gatshëm t’i pranoj si kryetarë komunash të ardhshëm.

Fatkeqësisht, nuk kam as fuqi e as vullnet t’i detyroj të dalin në zgjedhje. Tashmë kryetar i komunës është Lulzim Hetemi, derisa të zgjidhet një i ri.

Për këtë kemi nevojë për zgjedhje të parakohshme dhe një fushatë të hapur, të lirë, parazgjedhore në 4 komuna në veri. Pa një fushatë të ndershme dhe demokratike, nuk ka zgjedhje të ndershme dhe demokratike. Dhe kjo është arsyeja pse në radhë të parë nevojitet sundimi i ligjit, pra një mjedis ku nuk ka frikë dhe kriminelë. Kjo është ajo që ne duam dhe duhet ta vendosim së bashku. Me sundimin e ligjit, gradualisht mund ta zvogëlojmë numrin e policëve në ndërtesat komunale.

Nga ana tjetër, ne kemi nevojë për takime në Bruksel për zbatimin urgjent, të plotë dhe të pakushtëzuar të marrëveshjes bazë nga Brukseli, pjesë përbërëse e së cilës është Aneksi i Ohrit. Tash e kam të qartë se presidenti i Serbisë i ka thënë ‘Po’ marrëveshjes për të mos e nënshkruar dhe tani ankohet dhe pendohet që tha ‘Po’, se e pranoi atë marrëveshje, që do të thotë njohje de facto e Republikës së Kosovës”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital

Një mosmarrëveshje mes disa personash ka shellë një sherr masiv dhe përplasje fizike në Lipjan të Kosovës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur...
09:52 | 25/06/2026

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas debatit publik lidhur me qëndrimet e partisë për proceset politike që pritet të zhvillohen...
17:55 | 24/06/2026

Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës, nëse Lëvizja Vetëvendosje, si...
16:22 | 24/06/2026