Komandanti i KFOR: Në Kosovë trupat e NATO-s shmangën një masakër

21 Qershor 2023 | 11:44

Gjeneralmajor Angelo Michele Ristucia, komandant i misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), ka dhënë një intervistë për agjensinë italiane të lajmeve AGI, ku ka analizuar situatën e tensionuar në Veri.

Ristucia ka deklaruar se falë profesionalizmit të trupave të KFOR-t, në veriun e Kosovës u shmang një masakër.

“Falë profesionalizmit të njerëzve tanë, të gjithë trupave të KFOR-it, të cilët u përgatitën në mënyrën më të përshtatshme dhe që zbatuan rregullat e angazhimit në mënyrën më korrekte, u shmang një masakër. Ne arritëm të largojmë turmën dhe të shpëtojmë 15 policë të bllokuar”.

Gjithashtu, ai shton se situata nuk u përshkallëzua pasi trupat e KFOR-it ishin të mirëpërgatitura për të menaxhuar situatën.

“Arsyeja pse situata nuk u përshkallëzua ishte fakti që ne ishim të përgatitur shumë mirë. Ushtarët tanë vepruan shumë, shumë profesionalisht. Dëshiroj të shpreh mbështetjen time të plotë për të plagosurit tanë dhe familjet e tyre. Ata vepruan aq profesionalisht, saqë mundën të menaxhonin që të mos përshkallëzohej situata; kështu shpëtuam 15 policë të Kosovës, penguam të dy palët të përplaseshin, përndryshe do të duhej të merreshim me një problem tjetër krejtësisht të ndryshëm”, tha ai.

Gjithashtu, Rustica shtoi se KFOR është i përgatitur të përballet me çdo rrethanë të mundshme dhe për këtë janë dislokuar edhe trupa shtesë.

“Ne synojmë të përballemi me çdo lloj rrethane dhe për këtë kemi marrë forca shtesë. Ne nuk reagojmë, ne veprojmë; jemi të organizuar, të trajnuar dhe të pajisur për të përballuar të gjitha sfidat që lidhen me kryerjen e detyrës. Për këtë, falë përgatitjes së ushtarëve tanë, ne kemi mundur që më 29 maj të parandalojmë që situata të përshkallëzohet më tej dhe të vajtojmë për të vdekurit në terren”, ka përsëritur komandanti.

“Unë theksoj se shumica e njerëzve demonstruan në mënyrë paqësore. Ky akt frikacak i dhunës kundër ushtrisë sonë u krye nga një numër i vogël ngatërrestarësh të dhunshme, ku përdorën çdo mjet për të bërë dëm”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026