Kurti u drejtohet serbëve të Kosovës: Nevojiten zgjedhje të lira, pa kriminelë

21 Qershor 2023 | 15:06

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar se zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme në komunat në veri të Kosovës është i nevojshëm, por me një fushatë të lirë parazgjedhore. Ai theksoi se për ta realizuar një gjë të tillë nevojitet shtet ligjor.

Shefi i qeverisë në prishtinë shtoi se për të patur një fushatë të liri paraprkaisht duhet një mjedis ku nuk ka frikë dhe kriminelë.

“Pra, një mjedis ku nuk ka frikë dhe kriminelë. Kjo është ajo që ne duam dhe duhet ta arrijmë së bashku”, ka thënë Kurti në një video-fjalim drejtuar komunitetit serb në gjuhën e tyre amtare.

Ai po ashtu tha se “me sundimin e ligjit, gradualisht mund ta zvogëlojmë numrin e policëve në ndërtesat komunale”.

“Përfaqësuesit e Listës Serbe, si dhe Jabllanoviç kanë thënë gjithfarë gjërash për Kosovën dhe për mua, por unë kam mbetur i gatshëm t’i pranoj si kryetarë komunash të ardhshëm. Fatkeqësisht, nuk kam as fuqi e as vullnet t’i detyroj të dalin në zgjedhje. Tashmë kryetar i komunës është Lulzim Hetemi, derisa të zgjidhet një i ri.

Për këtë kemi nevojë për zgjedhje të parakohshme dhe një fushatë të hapur, të lirë, parazgjedhore në 4 komuna në veri. Pa një fushatë të ndershme dhe demokratike, nuk ka zgjedhje të ndershme dhe demokratike. Dhe kjo është arsyeja pse në radhë të parë nevojitet sundimi i ligjit, pra një mjedis ku nuk ka frikë dhe kriminelë. Kjo është ajo që ne duam dhe duhet ta vendosim së bashku. Me sundimin e ligjit, gradualisht mund ta zvogëlojmë numrin e policëve në ndërtesat komunale.

Nga ana tjetër, ne kemi nevojë për takime në Bruksel për zbatimin urgjent, të plotë dhe të pakushtëzuar të marrëveshjes bazë nga Brukseli, pjesë përbërëse e së cilës është Aneksi i Ohrit. Tash e kam të qartë se presidenti i Serbisë i ka thënë ‘Po’ marrëveshjes për të mos e nënshkruar dhe tani ankohet dhe pendohet që tha ‘Po’, se e pranoi atë marrëveshje, që do të thotë njohje de facto e Republikës së Kosovës”, tha më tej kryeministri i Kosovës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026