Kurti: Kur Vuçiç përmend vrasjet, flet për veten e tij
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur deklaratës së Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç i cili tha ditën se Prishtina po përgatit sulme në veri.
Kurti u shpreh se Vuçiç është një autokrat i cili është i shqetësuar për progresin në Kosovë dhe se kur flet për vrasje, flet për veten e tij.
“Në bazë të fitores së shkurtit të vitit të kaluar por edhe të qeverisjes sonë të mirë unë jam kryeministër i shpresës dhe progresit, ndërsa në Serbi keni një president të frikës dhe kërcënimit. Kur ata flasin për dhunë e vrasje flasin për vete, flasin për imagjinatën, mendimet e planet e tyre, nuk flasin për Republikën tonë. Për Republikën tonë flasin institucionet e shtetit tonë”, theksoi Kurti.
Ai sërish akuzoi Serbinë se ka nxitur rritjen e tensioneve në veri të Kosovës më 31 korrik dhe 1 gusht, kur serbët lokalë, duke shprehur pakënaqësinë e vendimeve të Kosovës për targat dhe dokumentet serbe, bllokuan rrugët në veri.
Ditën e djeshme, Vuçiç deklaroi se nuk beson se takimi me delegacionin e Kosovës më 18 gusht në Bruksel do të ketë sukses. Sipas tij, Prishtina po përdor situatën në Ukrainë për të bërë fushatë kundër Serbisë.
LEXONI GJITHASHTU
Nga Amerika Latine në Kosovë, Si trafikohen gra për shërbime seksuale?
Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
- 09:19 Lideri i opozitës Ozgur Ozel jep dorëheqjen nga CHP, do të formojë një parti të re
- 09:09 Sulm masiv me dronë në Krasnodar të Rusisë, 1 i vrarë dhe 10 të plagosur
- 09:06 A mund të jetë beteja SHBA-Iran për Hormuzin një fitore për Rusinë dhe Kinën?
- 08:58 Kryeministri i ri i Britanisë premton se do të kufizojë koston e biletave të autobusëve
- 08:51 Kush është Mykhailo Drapatyi, shefi i ri i ushtrisë së Ukrainës?
- 08:44 Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen