Kurti: Murat Jashari do të ishte figura ideale për president
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ka thënë të dielën se beson që Murat Jashari – nga familja e heroit Adem Jashari – do të ishte figura ideale për pozitën e presidentit dhe nëse për partitë politike në Kosovë ka qenë e pamundshme të gjendet një figurë unifikuese për këtë pozitë, atëherë pajtohet që secila parti të ketë kandidatin e vet për president në Kuvend.
Murat Jashari, djali i Rifat Jasharit, vëllait të Adem Jasharit, dhe anëtarë tjerë të familjes, e kanë bërë të qartë më herët gjatë javës se nuk kanë ambicie për pozitën e presidentit, dhe një pozitë të tillë do ta shqyrtonin vetëm një rast të ndonjë gjendjeje të jashtëzakonshme apo lufte civile.
Kurti e ka përmendur se marrë për bazë situatën aktuale gjeopolitike në botë, ai beson se vendit i duhet “një figurë që u bën ballë shtrëngatave” me të cilat përballet shteti, prandaj sipas tij, Murat Jashari “do të ishte zgjedhja e duhur në momentin e duhur” dhe vazhdon të mbetet rasti ideal.
“Bindja ime ka qenë dhe vazhdon të mbetet se një figurë, profesor e personalitet sikurse Murat Jashari, do të gëzonte mbështetje gjithëpartiake, do të ishte nder për republikën, stabilitet për institucionin dhe siguri për kombin. Rrethanat gjeopolitike, lufta në Ukrainë, konflikti SHBA-Iran dhe tensionet në Lindjen e Afërt dhe të Mesme, si dhe kërcënimet e njëpasnjëshme nga Serbia, përfshirë agresionin terrorist në Banjskë, sulmin kinetik në kanalin e Ibër-Lepencit, dhe kërcënimet e përditshme nga fqinji ynë verior kërkojnë një moment reflektimi”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së.
Presidentja aktuale, Vjosa Osmani ka thënë se e dëshiron edhe një mandat, mirëpo LVV-ja, e cila e pati kandiduar për mandatin e parë, tani nuk e përmend emrin saj.
Edhe partitë opozitare duket se nuk kanë votë për të, meqë me raste e kanë kritikuar për njëanshmëri në të mirë të partisë së Kurtit.
“Nëse nuk arrijmë të gjejmë një figurë unifikuese që siguron mbështetjen e të paktën 80 deputetëve, atëherë një nga opsionet e mbetura është që secila parti të propozojë kandidatin e vet për president dhe të gjithë t’i nënshtrohen garës brenda Kuvendit. Në fund do të fitojë ai ose ajo që arrin të marrë mbështetjen e deputetëve nga tri rundet, siç e kërkon Kushtetuta në procedurën e saj”, ka thënë Kurti.
Ai e ka bërë këtë deklaratë teksa e ka komentuar ofertën që i ka bërë një ditë më parë Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës që emri i presidentit të propozohet nga partia që udhëheq ai.
Për të propozuar një kandidat për president duhet siguruar 30 nënshkrime deputetësh, ndërsa LVV-ja, e vetme, i ka 57 sosh. Të gjitha partitë tjera i kanë më pak se 30 deputetë.
Për zgjedhjen e kandidatit nevojiten të paktën 80 vota në njërin nga dy rundet e para, ose 61 në të tretin, prej 120 votave në total.
Kurti ka paralajmëruar se të hënën do të diskutojë sërish për këtë çështje me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
“Nëse subjektet pajtohen që ky të jetë rrugëtimi, pra garë e hapur, ku secili subjekt e ka kandidatin apo kandidaten për president, atëherë edhe ne pajtohemi me këtë qasje dhe LVV-ja do ta ketë kandidatin e saj për president”, ka thënë mes tjerash Kurti.
Ndonëse Hamza i ka bërë ofertë Kurtit që kandidimin ta bëjë partia e tij, ai nuk e ka përmendur ndonjë emër konkret.
Pozita e presidentit në Kosovë është kryesisht ceremoniale – për shkak se vendi është republikë parlamentare – dhe prej një presidenti kërkohet të jetë figurë unifikuese mes partive politike.
Më herët gjatë javës, Arsim Bajrami, ish-ministër i Administratës Publike dhe i Arsimit, ka shprehur gatishmërinë për t’u bërë president.
Gatishmëri ka shprehur javë më parë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, mirëpo partitë tjera nuk i kanë dhënë mbështetje.
Nëse vendi dështon që të finalizojë këtë proces me kohë, atëherë përballet me zgjedhje të parakohshme parlamentare, pa i bërë ende një muaj prej kur u bë me Qeveri të re.
Organizata të shoqërisë civile kanë bërë thirrje që një proces i tillë të shmanget, duke kërkuar që interesi qytetar të vendoset para atij partiak./ REL
Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)
Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike
Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon
- 11:34 Sekuestrohen 53 mijë m2 tokë, Prokuroria jep detaje nga hetimi për tjetërsimin e pronave në Durrës
- 11:30 Brenda shtytjes së von der Leyen për një ndalim të mediave sociale në BE
- 11:19 Nesër koncerti i Kanye West, rrugët që bllokohen nga mëngjesi deri në mesnatë në kryeqytet
- 11:11 Presidenti libanez takim me shefin e ushtrisë, në fokus sulmet izraelite
- 11:07 Vrasja e 55-vjeçares në Shkodër, shkak dyshohet xhelozia. Deklarata e autori pas arrestimit: Nuk jam penduar
- 10:59 Burnham pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë, 322 deputetë laburistë e mbështesin në nominimin e parë